• |
ide | kryesore

Video/ Dy gola, shtyllë e penallti e anuluar në 15 minuta: Dzeko e Mkhitaryan çojnë Inter një hap nga finalja

-Instant, F1, Sport, Video
Inter



Inter dominon përplasjen e parë të Euroderbit. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, skuadra e Simone Inzaghi mposhti 2-0 Milan dhe shënjestron finalen e Stambollit. Në San Siro, starti i zikaltrëve ishte vdekjeprurës dhe shënjoi ndeshjen. Dzeko (8′) zhbllokoi ndeshjen duke i marrë kohën Calabria, në zhvillimet e një goditje këndi. Pastaj Mkhitaryan (11′) dyfishoi menjëherë rezultatin pas një inkursioni të shkëlqyer në qendër. Një goditje e fuqishme e Calhanoglu goditi shtyllën dhe arbitri Manzano anuloi një penallti të akorduar fillimisht ndaj Lautaro pas rishikimit në VAR.

Kuqezinjtë shpëtuan mirë në një pjesë të parë apatike, me shumë gabime e ku Pioli ishte i pafuqishëm për të ndërhyrë. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë u përpoqën të reagonin. Gjithësesi, të besuarit e teknikut Inzaghi e kontrolluan mirë ndeshjen. Inter madje iu afrua sërish trisit me Dzekon dhe u dridhëruan vetëm në shtyllën e Tonalit.

AMNEZI DIFENSIVE

Ngjyra e parë e pikturuar në Milano është zikaltër. Për ta lyer plotësisht, nevojiten më shumë kova me bojë, por ndërkohë raundi i parë afron Inter me Stambollin. Përballë 75 mijë tifozëve në San Siro (arkëtime rekord prej 10.4 milionë) përfundoi 2-0 për Inter. Vendosën golat, në tre minuta, të Dzeko dhe Mkhitaryan, padyshim të lehtësuar nga amnezitë individuale të kuqezinjve. E gjitha është një pasqyrim besnik i pjesës së parë të dominimit absolut të zikaltërve në të gjitha aspektet: fizik, intensitet, teknikë, lëvizje.

Lexo më tej: Video/ Magji nga Vinicius e De Bruyne: Real e City 1-1 mes shkëndijave, e zgjidhin në Etihad

SI NË SUPERKUPË

Një pjesë e parë, që të kujtonte shumë Superkupën e janarit, në të cilën Milan arriti të rebelohej vetëm në pjesën e dytë, po pa gjetur një gol që do ta bënte më pak të vështirë rikthimin. Një Inter që në kryqëzimin e pestë mori suksesin e parë në Champions League ndaj kushërinjve. E gjitha nën vështrimin e kënaqur të Zhang dhe aspak të Cardinale. Këtë herë pronari-talisman nuk funksionoi dhe nuk mjaftoi as “forca Milan” e artikuluar një ditë më parë nga Ancelotti në Madrid. Sigurisht, pa Leao (në tribunë) dhe pa Bennacer (i dëmtuar pas 18 minutash) bëhet e vështirë përballë një Inter kaq të gjallë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *