• |
ide | kryesore

Video/ Për herë të parë në histori, Egnatia në finalen e Kupës: Jackson në shtesë eliminon Vllazninë

-Instant, F1, Sport, Video
Egnatia



Egnatia në finale të Kupës së Shqipërisë. Një ëndërr që u bë realitet për skuadrën e vogël të Rrogozhinës, por që këtë sezon u duk e madhe. Skuadra e Tetovës ka mposhtur 1-0 në gjysëmfinalen e kthimit Vllazninë, duke e eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Vendosi një gol në minutën e 90′ i brazilianit Jackson, pikërisht kur shkodranët po mendonin për shtesat.

Nuk ka një pa dy, por në këtë rast nuk ka pesë pa gjashtë. Egnatia mbetet e pamundur më të gjashtë sfidat e këtij sezoni përballë Vllaznisë. Të fortë në 1-1 në Loro Borici dhe precedentët prej 3 fitoresh e dy barazimesh, bardhejeshilët kanë marrë fitoren më të çmuar, atë 1-0 që i futi në histori. Për herë të parë rrogozhinasit shkojnë në finale të Kupës së Shqipërisë dhe presin një mes Tiranës e Teutës, me bardheblutë të avantazhuar nga 3-0 i vajtjes.

Një ndeshje e dominuar plotësisht nga vendasit, me shkodranët që ende vuanin traumat e pokerit të pësuar në Loro Borici pak ditë më parë. Takimi u zhbllokua vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt. Me një goditje nga distanca ishte Jackson ai që shënoi golin e fitores. Qarri kishte bërë pritje të rëndësishme gjatë gjithë ndeshjes, por nuk mundi të ndalonte dot brazilianin ti jepte kualifikimin Egnatias.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *