• |
ide | kryesore

Video/ Tirana nuk zhgënjen pritshmëritë, në finalen e Kupës për herë të 27: do të gjejë Egnatian

-Instant, F1, Sport
Tirana



Do të jetë Egnatia-Tirana, finalja e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2022-23. Bardheblutë nuk i kanë zhgënjyer pritshmëritë dhe kanë mbrojtur me sukses 3-0 e ndeshjes së parë. Në Niko Dovana, kundër Teutës përfundon pa gola dhe Tirana shkon në aktin e fundit për herë të 27.

Lexo më tej: Video/ Për herë të parë në histori, Egnatia në finalen e Kupës: Jackson në shtesë eliminon Vllazninë

Pas humbjes me përmbysje në kampionat katër ditë më parë, Tirana nuk kishte ndërmend të bënte një tjetër figurë të shëmtuar. Për më tepër Shehi kishte në dispozicion edhe Florent Hasanin e Ardit Hilën, të skualifikuar për derbin me Partizanin. Sigurisht, fitorja 3-0 në sfidën e parë ia bëri më të thjeshtë kryeqytetasve kualifikimin. Bardheblutë administruan mirë rezultatin e për më tepër u treguan më ngacmues në pjesën e parë.

Nuk është se ndryshoi shumë në pjesën e dytë. Teuta nuk është se mendonte se mund ti rikuperonte kundërshtarit tre gola. Kështu, preferoi të mos sforcohej edhe për të mos rënduar gjendjen disa lojtarëve si Kouro e Kotobelli. Tiranës rezultati dhe kjo mënyrë lojë i shkonte për shtat dhe nisi të mendonte për kampionatin me zëvendësimet. Deri në fund, u luajt një ndeshje pa ngjyrë, që legjitimoi kalimin e bardhebluve në finalen për trofeun, ku përballë do të ketë Egnatian ambicjoze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *