• |
ide | kryesore

Whatsapp ju përgjon teksa flini/ Ekspertët këshillojnë si ta shmangni

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
whatsapp



“Whatsapp përgjon përdoruesit teksa ata flenë”. Është kjo deklarata e Foad Dabiri, një ekspert i rrjeteve sociale dhe aktualisht inxhinieri në Twitter. Fundjavën që kaloi ai publikoi një pamje të përdorimit të mikrofonit të telefonit të tij. Ai tregon se WhatsApp përdor miktiofonin e telefonit në periudha deri në 26 minuta, ndërkohë që vetë aplikacioni nuk ka qenë në përdorim.

“WhatsApp ka përdorur mikrofonin e telefonit teksa unë isha në gjumë deri në të mëngjesit. Dhe kjo është vetëm një pjesë e afatit kohor! Çfarë po ndodh?”, – shkroi ai në Twitter.

The Meta-owned messaging app is one of the most popular in the world, used by an eyewatering 2billion people

Më pas ishte vetë shefi i Twitter, miliarderi i çuditshëm, Elon Musk që e ripostoi foton duke shkruar: “WhatsApp nuk mund të besohet”. Kjo ka shkaktuar shqetësim tek përdoruesit e WhatsApp edhe pse është e kuptueshme se mund të jetë pjesë e luftës mes kompanive Twitter dhe Meta.

WhatsApp është në pronësi të Meta dhe konsiderohet si një nga më popullorët në botë, i përdorur nga 2 miliardë njerëz. Menjëherë reagoi Yann LeCun, shkencëtari kryesor i inteligjencës artificiale në Meta, që hodhi poshte shqetësimet se WhatsApp spiunon përdoruesit e tij.

“Shoku, është një gabim i Android” – u përgjigj ai. Më pas WhatsApp dhe Google konfirmuan se është një defekt kibernetik që prek pajisjet Android. “Ne besojmë se ky është një gabim në telefonat Android që keq-atribuon informacionin në Panelin e Privatësisë. I kemi kërkuar Google që të hetojë dhe ta korrigjojë,” – shkroi WhatsApp në një deklaratë në Twitter.

“Përdoruesit kanë kontroll të plotë mbi cilësimet e mikrofonit të tyre. Pasi merr leje, WhatsApp përdor mikrofonin vetëm kur një përdorues bën një telefonatë ose regjistron një mesazh zanor ose video. Madje edhe atëherë, këto komunikime mbrohen nga kriptimi nga skaji në fund, kështu që WhatsApp nuk mund t’i dëgjojë ato” – thuhet në deklaratë

Ndërsa një zëdhënës i Google tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për këtë çështje dhe po punojmë ngushtë me WhatsApp për ta hetuar.”

Si mund të kontrolloj nëse WhatsApp ka hyrë në mikrofonin tim?

WhatsApp ka të ngjarë të ketë akses në mikrofonin tuaj nëse e përdorni aplikacionin për të bërë telefonata, mesazhe zanore ose për të regjistruar video. Ju mund ta bllokoni këtë akses nëse shqetësoheni për privatësinë tuaj, por duhet të kihet parasysh se nuk do të jeni në gjendje të regjistroni asnjë tingull në WhatsApp nëse e bëni këtë.

Thjesht ndiqni këto hapa:

Në telefonin tuaj Android, hapni aplikacionin “Cilësimet”.

Zgjidhni “Aplikacionet”.

Zgjidhni aplikacionin që dëshironi të ndryshoni. Nëse nuk mund ta gjeni, prekni “Shiko të gjitha aplikacionet”. Pastaj, zgjidhni aplikacionin tuaj.

Zgjidhni “Lejet”.

Nëse keni lejuar ose refuzuar ndonjë leje për aplikacionin, do t’i gjeni këtu.

Për të ndryshuar një cilësim leje, klikoni mbi të, më pas zgjidhni “Lejo” ose “Mos lejo”.

Për lejet e mikrofonit, mund të zgjidhni:

Lejo vetëm gjatë përdorimit të aplikacionit: Aplikacioni mund ta përdorë lejen vetëm kur ju jeni duke përdorur atë aplikacion.

Pyet çdo herë: Sa herë që hap aplikacionin, ai do të kërkojë të përdorë lejen. Mund ta përdorë lejen derisa të mbaroni me aplikacionin.

Mos lejo: Aplikacioni nuk mund ta përdorë cilësimin, edhe kur jeni duke përdorur aplikacionin.
Nuk ka pasur raporte për këtë ndikim në pajisjet Apple. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *