• |
ide | kryesore

Dhunuan gratë, arrestohen dy persona në Fier

Arkiva, Lajme
Fier



Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona pasi kanë dhunuar gratë e tyre.

Një 69 vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Ndërsa një 52 vjeçar është proceduar gjithashtu për dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Detaje nga policia: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin R. S., 69 vjeç, banues në Varibob, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. H., 52 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *