• |
ide | kryesore

Lubonja analizon fushatën: Të dyja palët të përfshira nga një lloj skizofrenie

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja



Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për 14 majin dhe zgjedhjet lokale, palët politike po mbyllin dalë nga dalë fushatën e tyre politike. Por cila parti pati fushatën më të mirë në këndvështrimin e analistit Fatos Lubonja. I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open” në News24, ai u shpreh se nuk mund të japë një përgjigje, sepse të dyja palët kanë bërë një fushatë duke përdorur një gjuhë denigrimi.

“Përgjithësisht më duket një film që e kam parë. Të dyja forcat pak a shumë përdorin gjuhën e denigrimit, kështu që të them më mirë kjo ose ajo, më duket pak. Të dyja palët i shikoj në një lloj ‘skizofrenie’, të një ndarjeje në dysh të të dyjave. Opozita në një anë denoncon shumëçka që bëhet dhe tregon se në Shqipëri vështirë se ka zgjedhje të lira, nga ana tjetër ka kandidatë që flasin për politika qyteti.

Nga ana tjetër kryeministri thotë që s’kemi kundërshtarë… Nga ana tjetër shohim gjithë këtë mobilizim, tendera, rritje rroge, shkelje ligjore në një kuptim që nuk është e nevojshme kur t’i ke kaq siguri. Përpos kësaj pse duhet të dalë kryeministri të bërë fushatë, kur ka kaq siguri”, u shpreh Lubonja.



10 Comments

  1. Zbulohet një tallje që kanë bërë me Sali Berishën, i cili më pas e ka plasur në publik, pa e verifikuar një mufkë sipas të cilit, Erion Veliaj ka shkuar në Iran në 2008.

    Edi Rama ka nxjerr në emisionin Opinion një skandal të madh, kur dikush është tallur me Sali Berishën, duke i dhënë foto të kitaristit të grupit legjendar Eagles, për të cilin Sali Berisha, menjëherë ka nxjerrë foton e tij, duke e thënë se Erion Veliaj është i maskuar.

  2. Të paktën Rrapushi me çmendurinë e vet, jepte ca lekë e shpresë te njerëzit, kurse ky kudo që shkon mbjell të keqen. Gjuha e tij shumë fyese për inteligjencën, brezin e ri. Jemi në vitin 2023 dhe ky ka të njëjtin artikulim fyes që para 30 vjetësh. Është e paimagjinueshme të shash një njeri që deri dje e ke quajtur hero, e ardhmja e këtij vendi. Sot çfarë nuk i thotë bashkëpunëtorëve të vet.Shko zbato urdhen e salihut qe te shkedhesh mamin vajzen e motrat qe te shtosh kuckat e ardheshme ne statnin e ceceneve te salihut

  3. LUBONJA,,,,,Te qenka prishur pak sa kandari. Nese nuk e degjon a po e ke degjuar Ramen me vokobolarin e analogjite ne kuturru fjalimet e tij, barazimin qe beni trego munges aritmetike politike e llogjike.ky kryeminister ne shkelje te plote i ben thirrje popoullit te mos votojne ne se nuk votojne per te dhe e dyta fjalori denigrues qe mba ne takime eshte jasht xhdo llogjike per konkurence por vetem bullizim e presio psikologjik. Fushata e rilindasit qe eshte perfaqesuar nga kryeministri i vetem, tregon mos bindje ne punen e ish kryetareve te tij te emeruar, qe domosdoshmerisht para nje populli te mashtruar, do kapitullojne ne keto zgjedhje, si zgjidhja me e mire per ardhmerine epopullit pas nji pushteti monist te rilindjes , qe me se shumti i nxiu emerin vendit per bemat mafioze qe kane bere,si dhe devijimin e demokracise ne shtetin e nji personi. Votoni per ndryshimin, ndryshimi eshte perparim, zhvillim e drejtesi.

  4. Edhe kur të pordhë lubonja bëjeni lajm,

    akoma me analiza që nuk mbështeten në ralitetin shqiptar të dominuar nga dhuna shtetërore në çdo nivel, por i duken të ngjashëm si agresori si viktima.

  5. Kjo fushatë do të mbetet model i përdorimit të bullizmit nga Kryeministri 10 vite në karrige, ndaj opozitës reale apo kandidatëve të guximshëm të saj në 61 Bashki të vendit dhe nga ana tjeter, akuzave me fakte që kjo opozitë paraqiti edhe në fushatë ndaj korrupsionit galopant të pushtetit lokal e qendror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *