• |
ide | kryesore

Sa paguhet Luizi për një koncert

Paparazzi, Slider



Sikurse pritej, Luizi është personazhi më i kërkuar në qarkullim. Këngëtari kishte shumë vite që nuk prodhonte këngë të reja. Por, vëmendja e madhe që mori në “Big Brother VIP”, rikthyen në vëmendje këngët e tij që tani numërojnë miliona klikime. Për më tepër, Luizi solli edhe një këngë të re që ia dedikoi Kiarës.

Të shtunën u shpall fitues, të dielën ai dha koncertin e parë krah Noizyt, teksa disa të tjerë janë paralajmëruar. Por, sa paguhet ai për një performancë? Sipas zërave, Luizi merr 10 mijë euro për një koncert. Diçka e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por teoria qarkullon nëpër media.

Një shifër të tillë e ka dhënë edhe menaxheri i VIP-ave Xheni Demika pak javë më parë në një intervistë.

“Luizi do të kërkohet shumë nëpër ambiente, nëpër clube dhe lufta do të jetë se kush do ta marrë i pari. Shifrën e di edhe unë se sa është, por kam hall ta them se do ta dëmtojmë. Tatim do paguajë ai, por duke qenë se shifra e parë është për shkak të emrit dhe për shkak të marketingut, por që një diskutim që është bërë dhe që është diskutuar, kanë variuar ndryshe. Kanë filluar nga 5, në 7 ka arritur në 10, sepse është bërë si këto që i hedhin në ankand.”-tha ai.



1 Comment

  1. Shteti që meritojm esht pikërisht ky… tallavaja dhe injoranca ne altar . Ndal kultura dhe ligji!!!! Shkoni tatime e polic bashkiak, sekuestroi majdanozin dhe çikoren katunarve . Mos guxoni dhe te kontrolloni mediat dhe artistet e drogës dhe injorances

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *