• |
ide | kryesore

SPAK kërkon pushimin e hetimit për babain e Arbër Çekajt

Arkiva, Lajme, Të fundit
SPAK



SPAK kërkon pushimin e hetimit për Selim Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 49 kg kokaine nga Ekuadori në Shqipëri.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala.

Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i dënuar për trafikimin e 613 kg kokaine. Nga hetimi i SPAK nuk është provuar dijenia e Selim Çekajt mbi drogën, qe u gjet në një kontenier bananesh të porositur nga një kompani nën administrimin e tij.

Ndërkohë SPAK vijon hetimin për identifikimin e trafikantëve të sasisë së kokainës. Pas arrestimit në prill 2021 Selim Çekaj qëndroi disa muaj në burg dhe më pas masa ndaj tij u lehtësua.



2 Comments

  1. “Kur takohej me Ramën e quajtën hero
    Kur takohej me Taulantin e quajtën tradhëtar
    Delet nga berishistët i dallon vetëm surrati bariut….”

  2. “Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për t’i fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *