• |
ide | kryesore

Video/ Xhaka e Basel përmbysin Fiorentinën në Franchi: West Ham rrezikon shumë në Londër me AZ

-Instant, Sport, Video
Basel



Befasi në fund për Fiorentinën, e cila në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Conference League, u rikuperua nga Basel 2-1. Në Franchi, goditja me kokë e Arthur Cabral i dha epërsinë italianëve. Në pjesën e dytë zviceranët, të udhëhequr nga Taulant Xhaka, përmbysën gjithçka. Golat e Diouf dhe Amdouni, ngrinë stadiumin në shtesë të plotë. Italiano do të provojë tashmë të përmbysë situatën në kthimin pas shtatë ditësh në Zvicër. West Ham fitoi në gjysmëfinalen tjetër, duke mposhtur Az Alkmaar me përmbysje 2-1 në Londër.

FIORENTINA 1-2 BASEL

Shumë hidhërim për Fiorentinën, e cila në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Conference League lejoi Basel të rikthehet për një fitore 2-1. Skuadra e Italiano e nisi mirë, me qarkullim të shpejtë, duke gjetur dalje në krahë. Zviceranët ishin në pritje dhe kundërsulmonin me shpejtësi, sapo i jepej mundësia. Terracciano shpëtoi ekipin e tij në goditjen e Diouf, ndërsa Fiorentina kaloi në avantazh. Në minutën e 25′ goditja me kokë e Cabral, në zhvillimet e një këndore, dënoi Basel. Ai ndaj ish-skuadrës së tij ishte goli i shtatë në Conference. Reagimi i zviceranëve erdhi në pjesën e dytë, me kundërsulm. Një veprim i bukur personal i Diouf, që kaloi një mbrojtës dhe mundi Terracciano riktheu ekuilibrin. Fiorentina e ndjeu goditjen dhe Basel përfundoi rikthimin e bujshëm në kohën shtesë. Pas zhvillimit të një goditje standarde, Amdouni nuk gaboi, duke bërë 1-2. Kështu Basel fitoi, duke u imponuar në Franchi. Fiorentina duhet të përpiqet ta përmbysë këtë rezultat në ndeshjen e kthimit, në Basel, pas shtatë ditësh.

Lexo më tej: Video/ Gatti shpëton Juventus në minutën e 97′, në Sevilla do të jetë vuajtje: Roma kalon Bayer, Bove çmend Olimpico

WEST HAM 2-1 AZ ALKMAAR

West Ham triumfon duke mposhtur 2-1 Az Alkmaar. Holandezët u treguan të guximshëm në driblime, duke u përpjekur të imponojnë ritmin e tyre që në fillim. Reagimi i Hammers ishte aty dhe Benrahma frikësoi jo pak Ryan. Presioni i anlgezëve ishte i madh, megjithatë, pas shumë rasteve, ishte AZ që kaloi në avantazh. Në minutën e 42′ Van Brederode i shërbeu në hyrje të zonës Reijnders, që kontrolloi dhe goditi duke mposhtur Areola. West Ham kishte shansin për të barazuar dy minuta më vonë, por goditja me kokë e Paqueta gjeti sërish ndërhyrjen e portierit kundërshtar. Megjithatë, skuadra e Moyes barazoi në minutën e 67′, me penalltinë e kthyer në gol nga Benrahma. Hammers përmbysën rezultatin nëntë minuta më vonë me goditjen me kokë të Antonio. Kështu, përfundoi 2-1 për West Ham, që duhet të mbrojë avantazhin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *