• |
ide | kryesore

Vrasja e Nikulajt/ Gjykata në Marok: 40 ditë burg për ekzekutorin portugez

Arkiva, Lajme, Të fundit
marok, Nikulajt



Një gjykatë në Rabat, kryeqendrën e Marokut, ka lënë në burg portugezin Ruben Saraiva, ekzekutorin e dyshuar të vrasjes së Ardian Nikulajt.

Afati i qëndrimit në burg është 40-ditor, ndërsa autoritetet shqiptare brenda kësaj kohe duhet të dorëzojnë materialet hetimore me prova dhe argumente ligjore, përmes të cilave të provojë implikimin e tij në krim.

Gjithashtu parashikohet zgjatja e një vendimi konkret nga marokenët, edhe nëse binden për ta ekstraduar, pasi Saraiva mund t’i drejtohet një hallke me të lartë gjyqësori në Marok, për të kundërshtuar.

Pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, ai u prangos të hënën, sapo mbërriti më këtë shtet, teksa u zbardh edhe itinerari i lëvizjeve të tij pas ngjarjes. Fillimisht kaloi doganën e Kapshticës drejt Greqisë, udhëtoi drejt ishullit të Rodosit, më pas në Maltë dhe me objektiv Marokun, ku jetojnë edhe familjarë të tij.

Lidhur me këtë shtetas, do të ketë një proces tjetër nga autoritetet marokene, sa i përket vendimit nëse do ekstradohet apo jo drejt Shqipërisë.

Prej momentit të arrestimit ai ka qëndruar në paraburgim, teksa procesi i ekstradimit pritet të ndeshë vështirësi për shkak se mes Shqipërisë dhe Marokut nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Nga ana tjetër, i vetmi variant i mundshëm mbetet reciprociteti apo shkëmbimi me ndonjë shtetas që kërkohet nga drejtësia e vendit në fjalë dhe që mund të jetë arrestuar në Shqipëri, praktikë e ndjekur edhe më parë.



1 Comment

  1. Po keta te ministrise se padrejtesise nuk kane ekstraduar akoma Arben malok Frrokun pas 10 vitesh ,apo kane marre miljona nga Frroku I debile Dembacaj qe I ka hyre vetja ne qejf!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *