• |
ide | kryesore

Ashtu si Erdogani edhe Rama e zbuloi “kurdin” e vet

1, Arkiva, Blog, Ide
andi bushati



Po të shikosh reagimet në rrjetet sociale për arrestimin nga policia të kandidatit minoritar për bashkinë e Himarës, Fred Beleri, e kupton qartë se njësoj si Erdogan po ashtu edhe Rama e ka gjetur kurdin e vet. Ai zhvilloi për ditë me radhë një fushatë raciste ndaj përfaqësuesit të opozitës duke u marrë me aspektin e tij fizik, me mënyrën se si flet gjuhën tonë zyrtare e deri në përdorimin e epiteteve që i takojnë banditëve që vjedhin votën dhe jo politikanëve që duhet ta kërkojnë përunjshëm atë. 

E gjithë kjo fushatë fashistoide kulmoi me prangosjen e përfaqësuesit të minoritetit grek me akuzën për gjoja blerje votash.

LEXO ME TEJ

Rama vijon sulmet ndaj kandidatit të opozitës në Himarë: Beleri po kërcënon emigrantët se do ua grisë letrat greke

Personalisht nuk kam dyshim se policia politike ka arritur të sigurojë ndonjë kleçkë kundër Fred Belerit, për të përligjur burgosjen e paimagjinueshme të një kandidati vetëm dy ditë para zgjedhjeve. Duke i ngritur çark ose ndofta duke e përgjuar në mënyrë selektive, ata do i kenë plotësuar një dosje për tu justifikuar para publikut dhe ndërkombëtarëve, se shteti ligjor ka funksionuar normalisht. 

Por përpara se të shtrojmë pyetjen a ka i paguar votat e disa minoritarëve të vet kandidati i Omonias, ne duhet të hedhim në tryezë disa të tjera. Si ndodh gjithmonë që në këtë vend votat i blekërka opozita, por fitoret i korr pushteti? Si duhet të sillet një kandidat kur e di që rivali i vet i PS-së e ka hapur thesin: a duhet të luajë djalin e mirë idiot që e sheh pa reaguar kundërshtarin duke i manipuluar rezultatin, apo duhet të përdorë të njëjtat metoda me të, me riskun që të përfundojë në burg? 

Si është e mundur që policia dhe prokuroritë kapin duke paguar vetëm mes radhëve të atyre që ka sulmuar politikisht Edi Rama? A nuk ndodhi kështu në 2021 me LSI-në dhe a nuk po përsëritet i njëjti film me Belerin?    

Pra të gjitha këto pikëpyetje e çojnë në skajet e pabesueshmërisë fabulën e arrestimit të rastësishëm të kandidatit minoritar. 

Thënë këtë, nuk dua të bëj asnjë apologji të Fred Belerit. Në mendësinë dhe botkuptimin tim, kurrë nuk do ta kisha përkrahur një kandidat të tillë, që i kërkon votat mbi motivet e një nacionalizmi të mplakur të shekujve të kaluar, që mëton të ndezë pasionet më të errëta të shtetit fqinjë, që predikon helenizimin e Himarës dhe rrugën e arritjes së këtij qëllimi. Nëse në ëndrrat më të këqia do më detyronin të votoja për një njeri të Edi Ramës, atë do ta bëja për kandidatin që i qëndronte përballë modelit politik të Belerit.

Helenizmi në Himarë / Bejleri, deklarata të forta nga Athina

Por në këtë rast është tejet e qartë që në lojë nuk gjendet fati personal i një kandidati opozitar, qoftë edhe një të tilli, krejt të veçantë, pasi i përket një pakice etnike.

Këtu kemi të bëjmë me një vendim politik të drejtësisë. Rasti i greko -shqiptarit Beleri është njësoj si ai i patriotit tonë me gjak të kulluar, Arben Ahmetaj. Sapo i sulmoi publikisht kryeministri, ia behën prokurorët. 

Prandaj ajo që ndodhi buzë shëtitores së transformuar nga Rilindja urbane, në Himarë, nuk përbën një rast krimi të thjeshtë elektoral. Ajo natyrisht ka të bëjë me eleminimin e një kandidati të fortë zgjedhor (nuk i mbyllën kufijtë si Vangjel Tavos që do importonte në Shqipëri virusin, por e mbyllën vetë brenda). Ajo ka lidhje me llogaritë e autobuzëve me minoritarë që do të vijnë nga Greqia. Ajo nuk mund të shkëputet nga grabitja e pronave të një prej zonave më të bukura të bregdetit, pronarët e të cilave ndryshe nga të ngjashmit e vet në mbarë Shqipërinë, kanë pasur një mbrojtje relative në Athinë. 

Arrestimi i Belerit/ Reagon Mitsotakis: Ngjarje e shëmtuar, lirojeni menjëherë 

E megjithatë, pavarësisht nga të tëra këto, ajo që ka ndodhur në Himarë, është një rast tipik për të ilustruar fytyrën e regjimit që na sundon. E një autokracie ku po s’i pëlqeve shefit, gjithmonë me ligj, mund të të mbyllët televizioni, mund të të hidhet në erë hoteli, ose mund të zihesh duke blerë vota. Në Shqipëri nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një kandidat politik, i një beteje elektorale të rëndësishme, të burgosej dy ditë para garës. Kjo u realizua për herë të parë në kohë të Edi Ramës. Kjo u bë e mundur prej një shteti që vepron me urdhërat e tij. Prandaj ne sot nuk duhet ndjekim rrugën qore ku kryeministri na ka ftuar të hyjmë. Fred Beleri nuk u bë viktimë, as sepse nuk fliste mirë shqip, as sepse ushqente një nacionalizëm të verbër. Ai nuk e hëngri si grek, po si qytetar që donte të konkuronte brenda mundësive që të jep ky vend. Por, në hapsira autokratike një gjë e tillë është e pamundur. Edhe modeli politik i Edi Ramës, Erdogani, e ka shfrytëzuar shpesh ligjin për të nxjerë jashtë lojë kundërshtarët. Këtë po bën edhe nxënësi i tij i zellshëm në Tiranë. Duke shkuar edhe një shkallë më lart në përvetësimin e modelit të sulltanit turk. Duke nxitur pasionet kundër pakicave etnike për të kamufluar kalkulimet politike. Prandaj, me arrestimin e Belerit mund të thuhet se Rama e gjeti dhe kurdin e vet armik.  

©Lapsi.al  

 

 



21 Comments

  1. Sipas ‘Informatorit të Shërbimeve të Huaja’ sot Farah Klauss, ka edhe një biznes në Gjermani dhe mban kontakte e miqësi edhe me lobistin Dorian Duçka. Në fund të mesazhit, ‘Informatori i Shërbimeve të Huaja’ i kërkon Berishës që t’i ruaj anonimatin pasi i rrezikohet jeta! ‘Pa merak’ i thotë Berisha ‘Informatori të Huaj’.

    Kështu e ka pësuar Sali Berisha, i cili në fakt e ka merituar për këtë,bushat mos i harro shkrimet qe ke bere ne vite per kete fare Beleri cfare e i ke then atehere mos u shit sot si mbrojtes i ketij greku te ndyre

  2. Keto jane pjerdhje medore Bushat,

    Dmth meqe Rama vjedh per te paguar vota, opozita qenka e justifikuar te vjedhe dhe me shume qe te mund t’a rrezoje ?

    Se te merremi vesh, keto paret e votave gjekundi do duhet te vidhen qe te dale hesapi!

    Ne rradhe te pare kjo logjike nuk funksionon, se ai qe eshte ne pushtet ka gjithmone mundesi te vjedhe me shume.

    Po edhe sikur, ku shkojme keshtu? Zevendesojme nje hajdut me nje tjeter.

  3. skemi pare gje akoma. Pushteti vrit e prit sa ka filluar. ate e rrembyen. po te mbyllen dhe nje dore mediash online. as nuk do e merrnim vesh fare

  4. Edhe ti Bushat me emer tipik Shqiptar mund te na dalesh Grek safi, por se kuptoj kete mut muti me mbiemer tipik Turk “Bejleri” si mund te beje merak Gërqine dhe ty bashke. Ik o Andi futi nje pershesh

  5. Romani i Dritero Agollit “Njeriu me top”, nëse do ta kishim fatin të ish gjallë shkrimtari, me siguri do të kishte vëllimin e dytë “Rama me top”.

    Matua goditi me top mullarin e barit, kurse KM ynë goditi në jug të vendit, po ashtu si Matua “politikën e fqinjësisë së mirë “, aq të reklamuar në 10 vitet e tij në këtë post dhe sa herë shkonte nëpër Europë apo Beograd…

  6. Kur s keni ide, merreni me orientalizime qe sherbejne vetem si tymuese qe ose tregojne se nuk ke cfare te thuash, ose thjesht nuk te intereson e verteta. A thua se padronet e Rames jane ne Stamboll: shiko se Ramen me mire se orientalizmi e shpjegon neo-liberalizmi. Por Bushati eshte thjesht dembel me kulture pseudo-oksidentale qe nuk e kupton se orienti ne keto diskutime thjesht sa cben cdo lloj diskutimi serioz. Ku Turqia e kurdet, ku Shqiperia e greket – analogjia ketu eshte si hurdha me kadaifin.

    1. Argomenti qe trajton Bushati eshte i ngjashem si dy pika uji me turqine e Erdogan .
      Shqiperia eshte nje turqi e vogel dhe popull filo turk siç jane Jugoret e vendit .

      1. Ndoshta, por kjo qe thua s ka asnje baze argumentative. Kurdet kane nje lufte 50 vjecare me turqine, me 40 mije te vdekur. Greket me shqiperine nuk jane ne lufte, etj…

  7. Sa mire qe lini komente ,por ju lutem lexojeni shkrimin mire , se nuk po flet per berishen po flet per xonin tuaj se si e respekton ligjin, dhe nuk po mbron as grekun e as edhe dike tjeter thjesht po krahason sulltan erdoganin me klyshin tuaj xonin kaq, sufllaqexhinj idiote

  8. Bejler jevgut mire ja bene. Kurse andi pidhush mbeti ter jeten. Ca pret nga i rob qe i qijn e i shkerdhejn grun

    1. O tirons bjond me origjine nga Irani,siria,turqia,apo p…somes e di nga je leri ta zgjedhin himariotet ate.qe duan. Ti zgjidh

      1. O tirons blonde me origjine nga Irani,siria,turqia apo pi… somes e di leri himariotet te zgjedhin ‘jevgun’ e tyre ti zgjidh lali byth.. se do e kesh dhe kushuri se nje prejardhje keni. Loqe.
        Sa per Andin I thote gjerat me troc se cdo njeri tjeter ne arnautistan ku cdo gje eshte qelbur,kalbur,dhierë. Ku perjekja kryesore nuk eshte per te ndryshuar realitetin por kush e ka llapen me te gjate dhe me te bute ti lepije bythen sulltanit te vogel. Po te hyri ne pune llapa per ate pune mbaje se per te folur me.mire ta presesh.

  9. Nga shkrimi juaj i kote per te sulmuar kundershtarin edhe me kotesira zgjodha nje pjese nga shkrimi juaj qe mu duk i arsyeshem: “Thënë këtë, nuk dua të bëj asnjë apologji të Fred Belerit. Në mendësinë dhe botkuptimin tim, kurrë nuk do ta kisha përkrahur një kandidat të tillë, që i kërkon votat mbi motivet e një nacionalizmi të mplakur të shekujve të kaluar, që mëton të ndezë pasionet më të errëta të shtetit fqinjë, që predikon helenizimin e Himarës dhe rrugën e arritjes së këtij qëllimi. Nëse në ëndrrat më të këqia do më detyronin të votoja për një njeri të Edi Ramës, atë do ta bëja për kandidatin që i qëndronte përballë modelit politik të Belerit.”

    1. Kur po binte nga pushteti në vitin 1997 si rezultat i revoltës gjerësisht dhe thellësisht popullore kundër regjimit të tij “të gangsterëve” (sipas “The Economist”, mars 1997), Berisha i tha medias iraniane se kontrabandën e naftës me ish-Jugosllavinë gjatë viteve kur ai ishte në pushtet e kishin organizuar “kisha ortodokse dhe mafia”. Shqiptarët që kanë banuar në atë kohë nga Tirana e sipër e dinë mirë se shumicën e naftës drejt Malit të Zi e organizonte dhe drejtonte Firma “Shqiponja” e PD-së dhe karvanët e kamionëve cisterna nuk guxonte polic t’i ndalonte në rrugë.

      1. Andi kurva te qifsha ate motren e bukur me kaçurrela.Nje komentues si palle kari thote qe jugoret jane turq nderkohe qe 30-35% e Shqiperise jane ortodoks dhe te gjithe jetojne ne jug dhe Tirane.A juve kokpalare sa te keni Sali kriminelin ne krye nuk fitoni me zgjedhje.

    2. Astrit ti ke vleresuar kete pjese te shkrimit te ketij mender gazetari.Cfare dua te them me kete?
      Ne vijemesi ky eshte pozicionuar si anti-Rama apo kunder PS.Une e kam nje mendim per sjelljen dhe kujt I sherben ky me kete vello objektiviteti,pjese e se ciles eshte dhe fragmenti qe ke vecuar.Ky bastard I cili ka mohuar origjinen dhe prejardhjen e tij I perulet dhe i sherben padronit qe e paguan me mire.Duke qene ne kushtet qe PS dhe Rama e kane sikterisur kete dhe kusheririn e tij Nesho si delenxhinj dhe te pafytyre bejne hyzmetin e pjeses me te erret te ketij vendi.Po te sjell ne kujtese nje moment.Ne ngjarjet e 21 janarit(ku u vrane 4 vete), kete birbo dhe disa gazetare te tjere,SB e kishte cilesuar pjese te te ashtuquajturit “grusht shteti”. Ky si dylber qe eshte e ktheu pllaken dhe rrezikun me te madh tani emerton Ramen duke amnistuar ne te gjitha shkrimet e tij SB dhe IM.Sic po duken bathet B dhe M po marrin tatepjeten dhe ketij mysybetit I ka ngelur te beje renegatin dhe sherbetorin e grekerve prej te cileve edhe paguhet. Ka pasur dhe nje portal grek I cili evidentonte nje pjese te medias shqiptare,disa gazetare qe ishin ne liste-pagesen e grekerve.Respekte Astrit

  10. Ky eshte nga ato gabimet fatale qe bejne autokratet kur jane ne delir. Kjo do ti kushtoje shume

    Rames, shume me teper se vjedhjet e zgjedhjeve dhe korrupsioni i kudondodhur qeveritar . Sepse

    ky eshte nje provokacion qe i kalon kufijte e Shqiperise. eshte e qarte si drita e diellit se sulmi dhe

    arrestimi i perfaqesuesit te minoritetit grek ka qene me regji dhe pjesemarrje direkte te Rames,

    nje sulm i pajustifikuar, i argumentuar keq dhe pas nje sulmi paraprak verbal nga ana e KM.

    Te arrestosh kandidatin opozitar ne prag te zgjedhjeve eshte si te vrasesh dhenderrin ne prag

    te dasmes. Po te ishte per prova, provat me te

    faktuara dhe me te bujshme ishin pergjimet e blerjes se zgjedhjeve ne Diber qe u bene publike

    jo vetem ne Shqiperi por ne te gjithe Europen nga gazeta Bild. Por autoret e masakres zgjedhore

    te Dibres jo vetem qe s’u ndeshkuan por u graduan si Gjinkuri i termet termetit, apo Pjerin Ndreu

    kryetar i bashkise lezhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *