• |
ide | kryesore

Kënga e re e Shakiras, dedikim për djemtë e saj

Paparazzi, Slider
shakira



Shakira ka habitur shumë fansa pasi njoftoi publikimin e këngës së re të titulluar ‘Acrostico’.

Këngëtarja ka shpërndarë kopertinën e këngës në llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe ka spekulime se kënga mund t’i kushtohet djemve të saj, Milan dhe Sasha, në vend që të këndojë për ish-in  Gerard Pique. Në kopertinë shihet titulli i këngës dhe emri i Shakiras, që mund të nënkuptojë se këtë herë nuk do të jetë një bashkëpunim me ndonjë artist tjetër, siç ka ndodhur me publikimet e saj të mëparshme me Karol G, BZRP, Ozuna dhe Rauw Alejandro. .

Ky, pra, do të ishte single i saj i parë solo në pothuajse dy vjet dhe i pari si artiste solo në spanjisht për gati pesë vjet. “E vetmja gjë që dua është lumturia jote, por gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç i ëndërrojmë”, thotë kënga. “Ndonjëherë vrapojmë, por nuk arrijmë atje. Mos dyshoni kurrë se këtu do të jem.”Duke parë kopertinën zyrtare të këngës që tregon një arush pelushi mes kutive në lëvizje, ka spekulime se ajo mund të ketë regjistruar një video në Barcelonë përpara se të transferohej në Miami./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *