• |
ide | kryesore

Çfarë roli luan Taulant Balla në shkatërrimin e opozitës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Publikimi i videos së takimit Basha-Balla po krijon një ide të shtrembër se cili është në fakt mëkatëri në këto imazhe. Një shumicë komentuesish në rrjetet sociale i janë përveshur mbarë e prapë ish kreut të PD-së. Pozita e tij është rënduar nga disa faktorë.

Së pari, sepse kjo video u publikua në kuadrin e fushatës së aktorëve, sportistëve dhe këngëtarëve që i bëjnë gojore pushtetit. Shitja ose dorëzimi përpara më të fortit po kalon në kufijtë e neverisë.

Së dyti, sepse për Bashën gjithmonë kanë qarkulluar në ajër akuzat për flirtime me pushtetin.

Dhe së treti, duke qenë se ajo i shërben ilustrimit të tezës kryesore të opozitës reale, se ka një tufë mercenarësh që përdoren nga Rama, mbështetësit e Berishës dhe të Metës po e telendisin si simbolin që vërteton argumentat e tyre. Dhe në favor të kësaj linje Basha rëndohet shumë më tepër sesa Balla në komentet që i bëhen këtyre imazheve.

LEXO ME TEJ:

Del VIDEO/ Takim i fshehtë mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës?

Në fakt, një analizë e ftohtë e zhveshur nga zhurma e demokratëve dhe e pa ndikuar nga reduktimi që rilindasit duan ti bëjnë efektit të kësaj ngjarjeje, vërteton totalisht të kundërtën. Ai që del më i damkosur nga imazhet e publikuara nga Syri TV është Taulant Balla, sepse në binomin e mbrapshtë mes dikujt që korrupton dhe atij që dorëzohet, fajin kryesor e ka i pari.

Edhe politikisht për Taulant Ballën kjo që ka ndodhur është një autogol. Ai dhe sidomos Rama e kanë ngritur propagandën e tyre në funksion të idesë se Berisha dhe Meta janë të mabaruar, të pafuqishëm dhe të braktisur nga shqiptarët. Në emër të kësaj ata refuzuan debatet zgjedhore, në emër të kësaj kryeministri tha nuk bashkëpunojmë me ata që votojnë kandidatët e non gratas, në emër të kësaj ata po e trajtojnë “Bashkë fitojmë” si një koalicion të padenjë dhe të pashpresë.

Kur u pyet në Opinion se a e shqetësone fakti se opozita kryesore mund të mbetej e papërfaqësuar në zgjedhje, Rama u përgjigj me indiferencë se ky nuk ishte preokupim për të.

Videoja / Të vërtetat e “takimit sekret’ Basha-Balla

Por, faktet tregojnë të kundërtën. Prej tyre rrezulton se pushteti po bënë gjithçka për të përçarë PD-në dhe për të mbajtur në këmbë një fraksion të vulës që nuk përfaqëson asgjë. Ashtu siç shihet edhe në kronologjinë e Lapsi.al, pas këtij takimi sekret të pretenduar në 3 dhjetor kanë ndodhur një mori vendimesh gjykate, KQZ-je, KASI dhe kolegji zgjedhor që kanë zhveshur opozitën reale nga të drejtat që i takojnë.

A mund të bëhej kjo pa ndihmën e një pushteti autoritarist? Natyrisht që jo? A mund të arrihej deri këtu pa ndihmën e një tufe burash plangprishës brenda PD-së? Në asnjë mënyrë.

Andi Bushati: Karagjozë me vulë

Në raste të shumta që nga mënyra se si bën “deal”-et në parlament e deri se si ka ndikuar me drejtësinë, Taulant Balla është akuzuar se ka marrë përsipër të jetë ekzekutuesi i këtij misioni. Prandaj dalja edhe me pamje e takimit të tij të mundshëm me Bashën, rëndon më shumë atë sesa ish kreun e PD-së. Ky i fundit është jashtë loje dhe i braktisur madje edhe të tijët.

Ndërsa Ballës me provën se ai punon gjithë ditën për të përçarë opozitën, i bie gjithë fabula propogandistike e indiferencës dhe moskokçarjes që tregojnë ndaj non gratas. Rilindja po bën çështë e mundur për ti rrëmbyer Berishës atë që i takon, vulë, sigël, komisionerë, numërues, financim për zgjedhje e kështu me radhë. Dhe nëse videoja e publikuar është një idicie më shumë për këtë lojë që luhet nën rrogoz, e kamufohet me mospërfillje, kjo nxjerr zbuluar lojën e Taulantit. Prandaj ndryshe nga perceptimi goditja më e madhe e publikimit të video është për të. ©LAPSI.AL 



26 Comments

  1. Tashme Basha u be zyrtarisht ‘sekser gojor i Rilindjes Komuniste’!
    ME BEKIMIN E YURIT, NATYRISHT!

  2. Shpif shpif, se 89.7 % e pëdëistave janë budallenj dhe bythëgrisur dhe e besojnë historinë.
    Sepse historia e vërtetë është: – Lulzim Basha shkon tek shtëpia e nënës së tij.
    Taulant Balla shkon te shtëpia e tij.
    Pra nëna e Lulit e ka shtëpinë në të njëjtin pallat ku e ka dhe Balla.
    E morët vesh o budallenj.
    Sepse edhe Xeni është filmuar që hyn në një hyrje me Gramoz Ruçin.
    Mirëpo aty i kanë shtëpitë të dy.

  3. Analize realiste dhe perfekte.

    Ketu duhej futur edhe puna armiqesore e Ambasades USA dhe departamentit USA.

    Keta u bene pale me mafien ne pushtet dhe mafien nderkombetare Mcgonigal.

    Cdo shqipetar ka te drejte pas ketyre videove te mendoje si i pablere mbetet vetem Berisha.

  4. PD po e tradhëtojnë të gjithë.
    I pari Basha.
    Pastaj Frederik Noci, Rita Noci, Ermal Mamaqi, Noizi, Rita Ora, Dua Lipa etj.
    Këtë javë e tradhëtoi dhe Luizi. Bëri thirrje, VOTONI BENET BECIN!
    Pas Luizit PD e tradhëtoi dhe shoku i tij i ngushtë. Vëllai i Julian Dedës.
    Sot po flitet se edhe Zef Deda e tradhëtoi Berishën. Pritet së shpejti edhe Juli ti bëjë naftën Berishës.
    Dhe ju thashë: – Mos votoni Luizin te Bigu se është i majtë. Aty të gjithë ishin komunistë, përveç Deas.
    E mor Namut i orës 18.03. Vetëm ti po i qëndron besnik Salës. Po çbën o burrë.
    Nuk ka më byrek me gjizë të prishur.
    Po del fjala e Kimetes. Do hamë bar.

  5. Të ma kishte dhënë mua këtë montazhin e videos së Lulzim Bashës do ta qaja. Nëse ju duhet si alibi për humbjen më 14 Maj po deshët ju bëj dhe video të Ramës me Lulin që ju ti gënjeni prapë demokratët. Nëse u bën punë e bëjmë dhe një montazh takimi të Berishës me Biden.

    Por më zhgënjeve doktor se na ke premtuar video erotike për ambasadorë që të kanë shpall non grata e ke përfunduar me montazhe qesharake… e duke më shpall mua non grata.desada flet vete shpellkari shkuLllak bene shkrime per ta bere te besueshme nje vidio qe kuptohet lehte nga nje femije

  6. fugshqyerit ne aksion , per te mbrojt bashen hahahahaha

    o sa ju dhemb sali berisha, gjithmone ju ka mundur dhe do ju munde perseri. pervecse ridhjerja eshte nje mut i prishur i monizmit te ramiz alise,
    nese ps kishte intelektuale dikur ne fillim te 1990btani ka vetem bandite ish sigurimsa vrases, tutor pimp, hajudte pa nivel parti lacash lagjeje modele ne administrate fiks si fshataret e kurveleshit te 1945, qelbesira dhe ligesi pa fund vetem se jane me te dhjere se te asaj kohe

    berisha doli shqiptar i vertet malsor tipik , koke shqiptari 100%

  7. Taulanti eshte ushtar i radhes. Pergjegjesia bie mbi big brother Edver drogmenin qe korrupton cilindo qe i del per-para , deri tek shefi FBI-se

  8. Zbulohet një tallje që kanë bërë me Sali Berishën, i cili më pas e ka plasur në publik, pa e verifikuar një mufkë sipas të cilit, Erion Veliaj ka shkuar në Iran në 2008.

    Edi Rama ka nxjerr në emisionin Opinion një skandal të madh, kur dikush është tallur me Sali Berishën, duke i dhënë foto të kitaristit të grupit legjendar Eagles, për të cilin Sali Berisha, menjëherë ka nxjerrë foton e tij, duke e thënë se Erion Veliaj është i maskuar.

  9. Të paktën Rrapushi me çmendurinë e vet, jepte ca lekë e shpresë te njerëzit, kurse ky kudo që shkon mbjell të keqen. Gjuha e tij shumë fyese për inteligjencën, brezin e ri. Jemi në vitin 2023 dhe ky ka të njëjtin artikulim fyes që para 30 vjetësh. Është e paimagjinueshme të shash një njeri që deri dje e ke quajtur hero, e ardhmja e këtij vendi. Sot çfarë nuk i thotë bashkëpunëtorëve të vet.

  10. VIDEO-FOTO: E pabesueshme çfarë degradimi! U tallën me të me një mesazh, Berisha nxjerr kitaristin e Eagles dhe thotë është Erion Veliaj i maskuar në Iran (!!)

  11. Keteje nga evropa ka edhe ndonje te majte korrekt ne punet e shtetit.
    Por ato bastardet e bllokut me ne krye drogaxhiun me poture e haremin e tije me butake pragshkerllyer nuk jane thjeshte komutniste
    Ata dhe shpura qe i voton
    (ose shet voten)…
    ….jane produkt i shurres se qelbure me gonorre te lenin pushtit te pangopure.

  12. Cuditen nje pjese se pse ka kaq syfllaqexhinj ne komentuesit e artikujvet te lapsi.al.Thjesh u ka hyre frika sepse nuk mund te koruptosh Pd e vertete sot.Rilindasit hajdute ( jo socialistet e thjeshte e te mashtruar) e rrezuan euron ne kufij te pa parashikushe nga logjika bankare vetem per te mbajtur pushtetin duke paguar ( kercenuar ata qe nuk pranojne) tjetersimin e votes.Vetem te lira nuk mund ti quash keto zgjedhje,ose po ti quajme te tilla ato barazohen me votimet e para viteve 90 .E nese kjo do ndodhete ne nje tjeter vend ,populli i atij vendi do e nxirte kete parti me kuotat nen 10%

  13. I pa emeri i sektit qe ska gjetur emerin akoma, eshte ne bodrumin e tinezise si mi, qe ushqehet me drogen e ushqimi nga thelat qe i hedh psiki kryeministri. Kjo lloj monstre, kulishesh,udhehiqet nga moto, shpif, shpif se dicka mbetet ne komentet boshe te hedhura ne portal. Kjo rrace e tyre e trasheguar ka mbetur e vegjeton sot e fshehur nen masken e demokracise fluide te sistemit monist qe kane ngritur keto falange kuqale. Keta jane rreziku i degjenerimit te demokracise e prosperitetit te popullit per te arritur ne kerkesat te chvillimit demokratik. E para, kjo kaste drejtuese rilindase nuk ka karakter njerezor e politik, rreflekton paraqitjen e nji shteti klloun, e qe per fitime politike ekonomlke personale kompromentojne instanca te larta der neSH, B, A, Apo edhe ambasadore e emisare. Kjo eshte mafia e pushtetit sekt qe drejton sot vendin, e per keto gjema keta duhet te shporren domosdo, qe popullit ti hapen syte per nji te aredhme me te mire nga kjo e mashtrimit.Rrotaciono sot eshte shume i domosdoshem e kohor.

  14. cfare roli luan Sali Berisha ne shkaterrimin e opozites? Kujt i sherbejne te gjitha keto histori/histeri me takime?? PD ishte me e mbledhur dhe me e forte para levizjes Berisha apo tani? Kush e mbajti Bashen ne krye per 3 mandate?

  15. Rama u tregoi zullumqarëve që kandiduan antishqiptarin Fredi Bejlerin në Himarë, dhe që u turrën ta mbronin edhe pas arrestimit nga policia se, “në Shqipëri funksionon shteti ligjor, funksionon drejtësia, dhe se askush nuk mund të dalë mbi interesat e këtij vendi”. Duke menduar vetëm pushtetin dhe aspak interesat e vendit, kjo opozitë e panjohur si brënda dhe jashtë vendit, e padëshiruar, e pafuqishme dhe e pamotivuar për asgjë ndaj interesave të shqiptarëve, është gati të shesë troje, dete, dhe gjithçka tjetër shqiptare, vetëm të marrë ndonjë bashki.

  16. Taulanti eshte marre e merret me gjithshka, duke filluar nga prostitucioni, korrupsioni, krijim e mbeshtetje bandash deri tek blerje e ketij te paaftit Basha.

    Universal

  17. BALLA, E DINI QE KA QENE PIONIERI I ENVERIT, E SOT TRASHEGIMTAR ME KOSTUM TJETER. KETA TE TJERET QE LEHIN, MJAULLIJNE KUNDER BERISHES E PDse, JANE KULISHET, OSE BIJE KURVI TRASHEGIMTARESH ZORRAXHINJ TE SEKTIT. TE GJITHE JANE PATRONAZHISTE, SERVILE PER NJI KOTHERE QE I JEP DIKTATORI NE BODRUMET E MAFIES SHTETERORE. KJO TURME KODOSHESH NUK PERFAQESOJNE POPULLIN, POR SHTYPESIT E VJEDHESIT E TIJ.KETA JANE RRACEPERCARESE E ANTI KOMBETARE, DROGMENE E HAJDUTE. SHITEN E BLIHEN SIPAS KARAKTERIT QE KANE NGA GENI, MOHOJNE ORIGJINEN QE NUK U DIHET SIGURISHT, ANDAJ QUHEN ME MERITE,,,BIRA KURVI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *