• |
ide | kryesore

Europol arreston bosët më të mëdhenj të drogës në Ballkanin Perëndimor

Lajme, Të fundit



Europol ka arrestuar bosët më të mëdhenj të drogës në Ballkanin Perëndimor pas një hetimi për telefonat e koduar.

Bastisjet e koordinuara u kryen në Serbi dhe në Holandë për të synuar udhëheqjen dhe infrastrukturën e shpërndarjes së një karteli, tha Europol në një deklaratë të enjten.

“Gjithsej janë arrestuar 23 persona, mes të cilëve edhe 3 drejtues të kësaj organizate kriminale, të cilësuar si objektiva me vlera të larta nga Europol”, thuhet në deklaratë.

Shtatë anëtarë të tjerë të kësaj organizate kriminale tashmë janë arrestuar në Belgjikë në vitin 2021. Dy persona janë arrestuar më parë për vepra të tjera në Serbi dhe Peru. Një tjetër i dyshuar u arrestua në Holandë më 8 maj.

Autoritetet serbe konfiskuan pasuri në shumën prej 5.44 milionë dollarë.

Gjithashtu, gjatë operacioneve u sekuestruan 15 makina të modelit të lartë dhe stoli luksoze dhe ora në 35 kontrolle në shtëpi.

“Karteli ballkanik”

Gjithashtu, njësitë policore kapën armë dhe lëndë plasëse, duke përfshirë dy pushkë snajper, tre automatikë, armë, silenciatorë, 24 kapsula detonatore dhe pesë pajisje për ndezjen në distancë të detonatorëve, 13 pako me eksploziv plastik dhe disa qindra copë municione.

Organizata kriminale, thotë Europol, qëndron pas dërgesave shumëtonëshe të kokainës që vinin direkt nga Brazili, Kolumbia dhe Ekuador, ose duke kaluar tranzit në Afrikën Perëndimore.

Shumë vende, duke përfshirë Francën, Belgjikën dhe Holandën, u koordinuan së bashku me Serbinë në atë që Europol tha se është Task Forca Operacionale ‘Karteli Ballkanik’, i cili ndihmoi Beogradin të identifikonte objektivat kryesore.

“Me mbi 50 vende me një përfaqësi të përhershme në Europol – duke përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit, Europol është vendi ku mund të zhvillohet një bashkëpunim i tillë,” Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i Europolit Jean-Philippe Lecouffe.

“Është me shkëmbimin e vazhdueshëm të inteligjencës dhe një koordinim të duhur që ne mund të prishim rrjetet kriminale, të çmontojmë operacionet e tyre dhe t’i bëjmë komunitetet tona më të sigurta.”

Në vitin 2020, të paktën 7 ton kokainë u kapën në portet evropiane, duke përfshirë 700 kilogramë në Holandë, 1.2 ton në Belgjikë dhe 5 ton në Antilet Hollandeze.



2 Comments

  1. Kur po binte nga pushteti në vitin 1997 si rezultat i revoltës gjerësisht dhe thellësisht popullore kundër regjimit të tij “të gangsterëve” (sipas “The Economist”, mars 1997), Berisha i tha medias iraniane se kontrabandën e naftës me ish-Jugosllavinë gjatë viteve kur ai ishte në pushtet e kishin organizuar “kisha ortodokse dhe mafia”. Shqiptarët që kanë banuar në atë kohë nga Tirana e sipër e dinë mirë se shumicën e naftës drejt Malit të Zi e organizonte dhe drejtonte Firma “Shqiponja” e PD-së dhe karvanët e kamionëve cisterna nuk guxonte polic t’i ndalonte në rrugë.Shqiptaret shpellkare te salihut jane ciraket e serbeve ne drogen qe qarkullon ne europe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *