• |
ide | kryesore

Gjykata cakton masën e sigurisë për Fredi Belerin

Lajme, Të fundit
Fredi Beleri



Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë për blerje votash së bashku me Pandeli Kokoveshin.

Dosja e Fredi Belerit do t’i kalojë SPAK-ut, nën akuzën e blerjes së votave. Gjykata e Vlorës cakton masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili garonte për kryebashkiak.

Fredi Beleri, do të niset drejt Tiranës pas daljes nga Gjykata.

Sa për Pandeli Kokoveshin, vendimi do të merret në orën 15:00.



6 Comments

  1. Përse nuk vajtën dje Berisha dhe Meta në Himarë? Kishin të planifikuar edhe mbylljen e fushatës së Belerit, kishin edhe Belerin në qeli. Përgjigja ëshë e qartë: S’mund të mbrojnë Belerin e të humbin ata pak shqiptarë që i ndjekin, sepse në thelb janë të bindur tek fajësia e tij. Punën e tyre në këtë rast e bëri qeveria greke, por për shkaqe politike të brendshme pasi ndodhet vetë para zgjedhjeve. Nuk e bënë për Sali Berishën, as Ilir Metën e as për Vangjel Dulen.

    1. Në gjithë atë hapësirë në Himarë, duket e çuditshme që paratë u dhanë në wc e lokalit!!!
      A ka lojë?!

      1. Rama po luan lojen Greke me Bejlerin. Po e faktorizon per ti dhene Himaren se ndryshe nuk e menjanon dot Goron qe ka mbeshtetje me te madhe ne sondazhe.

  2. Beleri është guri i Ramës për të vrarë dy zogj.

    Së pari, me arrestimin në mesnatë dhe procesin e shpejtuar gjyqësor tentohet frikësimi i koalicionit “Bashkimi për fitore” dhe i zgjedhësve apo mbështetësve të tij.

    Se dyti, ndëshkohet Partia për të Drejtat e Njeriut, e minoritetit grek, për përfshirjen në këtë koalicion, pra jo me PD e vulës që nuk gjeti dot as kandidatë për kryetarë bashkie.

    Gjithsesi, mendoj se interesat janë shumë më larg, ndaj Rama u duk “trim i madh” me grekët këtë herë. Heshtja e aleatëve është një tërheqje veshi për Athinën zyrtare që lejoi përfshirjen e minoritetit grek në aleancë me Berishën.

    Por, sigurisht qe aleatet nuk e “dinë ” se non grata Tom Doshi i PSD, ne
    aleancë me Ramën, po mburret se do të ketë në këshillin bashkiak te Tiranës 5 anëtarë pas 14 majit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *