• |
ide | kryesore

Napolitanët si në Shqipëri, e zbulon Kim: “Dua të paguaj me paratë e mia, por ata më ofrojnë gjithçka”

-Instant, Sport
kim



Kim Min-jae ka rrëfyer veten e tij pasi fitoi kampionatin e Serie A në sezonin e tij të parë në Napoli. Kim, një zbulim i vërtetë në mbrojtje, ishte një shtyllë e fitores historike. Shtatlarti tashmë ka krijuar një marrëdhënie të veçantë me qytetin e tifozët. Mbrojtësi i Koresë së Jugut, një nga shtyllat themelore për fitimin e kampionatit, zbuloi një episod të bukur për marrëdhënien me napolitanët. Kim tregoi se çfarë do të thotë për të të ketë fituar titullin dhe të gjendet në qendër të një feste të madhe blu.

“Fitorja ishte një përvojë krejtësisht e re për mua. Gjithë këto festa, të britma, kërcime, entuziazëm ishin diçka e re për mua. Aty kuptova se kishim fituar vërtet. E kuptova vetëm pasi pashë popullin napolitan duke bërë festë në fushë dhe kudo”.

Koreano-jugori vazhdoi pastaj të komentojë festimet: “Jam shumë i lumtur që kam fituar titullin. Për mua ishte si të arrija një finish vërtetë të lodhshëm. Por pyes veten nëse do të jem në gjendje të rijetoj ndonjëherë të njëjtat skena në të ardhmen. Nëse do të shoh një festë si kjo përsëri në jetën time”.

Lexo më tej: Video/ Di Lorenzo rrezikoi të binte poshtë: Kim e shpëton në mënyrë të pabesueshme gjatë festës së titullit

Më pas gjigandi korean Kim Min-jae zbuloi një prapaskenë mbi marrëdhënien që ka me napolitanët dhe qytetin: “Duhet të falënderoj napolitanët për dashurinë e tyre. E ndjej kudo që shkoj, në bare, në restorante. E pranoj që shpesh ndihem paksa në siklet. Në Napoli shpesh dua të paguaj me paratë e mia, por shumë shpesh më ofrojnë gjithçka. Ose zakonisht ndodh që në meny të shkruhet një çmim por mua më shkruajnë një tjetër më të ulët. Unë mund të jem vetëm mirënjohës ndaj tyre” e mbylli mbrojtësi i Napolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *