• |
ide | kryesore

Shkon drejt përfundimit shpërndarja e materialeve zgjedhore

-Instant, Lajme, Të fundit



Në pothuajse të gjitha KZAZ-të e territorit të Shqipërisë po shkon drejt fundit shpërndarja e materialeve zgjedhore. Mjetet me materialet u shoqëruan nga forcat e policisë. Procesi deri më tani ka vijuar i qetë dhe pa probleme.

Ditën e nesërme afro 3 milionë shtetas shqiptarë do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet lokale në vend. Nga 5,212 qendra votimi do të dalin emrat e 61 kryebashkiakëve që do të qeverisin për 4 vitet e ardhshme. Kujtojmë se votimi elektronik do të kryhet vetëm në tri bashki:  Elbasan, Kamëz dhe Vorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *