• |
ide | kryesore

Spalletti largohet nga takimi me De Laurentiis si Zorro, presidenti i drejtohet tifozëve: “Rrini të qetë”

-Instant, Sport, Video
De Laurentiis



Pas ftohtësisë në festën e titullit, ka ardhur edhe takimi i parë mes Aurelio De Laurentiis dhe Luciano Spalletti. Në tavolinë është e ardhmja e ekipit dhe e vetë trajnerit, kontrata e të cilit mund të rinovohet. Sipas asaj që ka thënë De Laurentiis, presidenti i Napolit ka ushtruar tashmë opsionin e rinovimit për një vit. Atmosfera është aq relaksuese sa, për të shkuar në takim, Spalletti u largua nga Castel Volturno me Fiat Panda i veshur si Zorro, me një maskë të stilit Osimhen, duke bërë shaka me gazetarët: “Do t’ju shkelim”.

Spalletti mbërriti në hotelin ku po qëndron De Laurentiis, ndërsa i pranishëm ishte edhe CEO Chiavelli. Takimi ka patur qëllimin për të hedhur themelet për sezonin e ardhshëm. Programet, strategjitë dhe merkton janë ato që janë diskutuar në bisedë. Një përballje shumë e dëshiruar nga trajneri me pronarin e klubit, i cili e kuptoi se humbja e kohës vetëm sa do të nxiste zëra të pakëndshëm. Numri 1 i klubit dëshiron të vazhdojë kontratën e Luciano Spalletti për të paktën dy vjet të tjera.

Lexo më tej: De Laurentiis i vjedhin pjesët: Giuntoli drejt Juventus, Spalletti mbetet një rebus

Pas takimit, De Laurentiis ka shkëmbyer batuta me tifozët e pranishëm jashtë hotelit: “Rrini të qetë. Të fitojmë Champions League? Do ta fitoja gjithmonë, çdo vit. Por nuk është se zbres unë në fushë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arturo Minervini (@arturo_minervini)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *