• |
ide | kryesore

Tregtonte lëndë narkotike në një lokal në Itali, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shqiptar është arrestuar pasi policia bastisi një lokal në Vicenza të Italisë. Shqiptari u prangos për shitje të lëndëve narkotike, ndërsa u proceduan penalisht dy bashkombas të tij dhe një kinez. Hetimi që u finalizuan të premten në mbremje kishte nisur muajt e fundit. Hetuesit mësuan se bar Palazzetto përdorej si vendtakim për subjekte që merreshin me tregtimin dhe konsumimin e llojeve të ndryshme të drogës.

Policia ushtroi kontrolle në banesat e shqiptarëve (K.E 44-vjeç, K.I 21-vjeç dhe K.E, 34-vjeç) dhe kinezit që ishte dhe menaxher i lokalit (L.Q, 41 vjeç). Ata gjetën dhe sekuestruan 88.000 euro cash, të ardhura nga pazari i drogës; 373 gram kokainë; 481 gram hashash; 2137 gram marijuanë; peshore precize, lëndë prerëse, material për paketimin e lëndëve narkotike. Dozat e lëndës narkotike tashmë ishin të paketuara dhe gati për t’u shitur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *