• |
ide | kryesore

Video/ Bayern asfalton Schalke 04 me gjashtë gola: Dortmund i përgjigjet me shuplakë ndaj Gladbach

-Instant, Sport, Video
Schalke 04



Në javën e 32 të Bundesligës, fitore për Bayern Munich që ruan kështu kryesimin e kampionatit. Bavarezët mposhtën me rezultatin 6-0 Schalke 04. Kështu Tuchel ngjitet në 68 pikë, duke mbajtur epërsinë e renditjes në +1 ndaj Borussia Dortmund, që shkatërroi Monchengladbach 5-2. Union Berlin fitoi 4-2 me Freiburg, ashtu si edhe Eintracht Frankfurt, që mundi Mainz 3-0. Në fund të renditjes, triumf i rëndësishëm për Bochum me Augsburg (3-2), ndërsa Wolfsburg mundi Hoffenheim 2-1.

BAYERN MUNICH 6-0 SCHALKE 04

Gjithçka e lehtë për Bayern Munich, që mposhti Schalke 04 6-0. Presion asfiksues nga bavarezët që në fillim, të cilët mbyllën miqtë në gjysmëfushën e tyre. Fillimisht Gnabry u bllokua nga Scëoloë në dalje, pastaj Muller nuk mundi të gjejë devijimin fitues, pas një rrëmuje në zonë. Preludi i golit të parë ishte i pashmangshëme. Në minutën e 21′ Sané i shërbeu Muller, që realizoi golin e shtatë në kampionat. Dyfishimi i lojtarëve të Tuchel erdhi në minutën e 29′. Musiala u rrëzua në zonë dhe Kimmich e ktheu gjakftohtësisht penalltinë në gol. Në fillim të pjesës së dytë u fiksua edhe trisi. Në minutën e 50′ Cancelo asistoi për futjen e Gnabry, që u koordinua dhe mposhti portierin në dalje. Anësori gjerman firmosi dygolëshin në minutën e 66′ pasi kaloi edhe portierin. Në minutën e 80′ erdhi goli i pestë falë depërtimit të Tel, i cili nuk gaboi para portës. Në shtesë të plotë ka kohë edhe për golin e gjashtë, i pari në sezonin e tij, nga Mazraoui, i shërbyer në mënyrë perfekte nga Mané. Kështu, përfundoi 6-0 për Bayern, që mbetet në krye të klasifikimit me 68 pikë. Disfatë e rëndë për Schalke 04.

BORUSSIA DORTMUND 5-2 BORUSSIA MONCHENGLADBACH

Provë force e Borussia Dortmund, që i përgjigjet Bayern duke rrëzuar 5-2 Borussia Monchengladbach. Pjesa e parë shkatërruese për djemtë e Terzic. Pas vetëm pesë minutash Malen shënoi me kokë dhe kaloi verdhezinjtë në avantazh. Vendasit shtypën kundërshtarët në zonën e tyre, grumbulluan raste dhe dyfishuan epërsinë në minutën e 18′. Një penallti e konvertuar nga Bellingham i çoi shifrat në 2-0, me anglezin që shënoi golin e 14 në sezon. Dy minuta më vonë u ekzaltua Haller. Qendërsulmuesi shfrytëzoi zbritjen e Malen për të mundur Olschoësky, më pas, në minutën e 32′, fiksoi dygolëshin e tij, sërisht me asist të holandezit. Pokeri i pësuar në pjesën e parë ishte një goditje për miqtë, por edhe në pjesën e dytë skenari nuk ndryshoi. Në minutën e 74′ u zgjua papritur Monchengladbach, duke shkurtuar diferencën me penalltinë e Bensebain. Goli i gjashtë në kampionat për sulmuesin dhe në minutën e 85′ Stindl reduktoi edhe më shumë pasivin, duke mundur Kobel. Në shtesë të plotë Reyna shënoi golin e pestë të skuadrës së Terzic, duke fiksuar 5-2 për Dortmund. Verdhezinjtë ngjiten në 67 pikë duke mbetur -1 nga Bayern kryesues. Monchengladbach mbetet me 39.

Bundesliga Germany

Bayern Munich 6-0 Schalke 04
Bochum 3-2 Augsburg
Eintracht Frankfurt 3-0 Mainz
Union Berlin 4-2 Freiburg
Wolfsburg 2-1 Hoffenheim
Borussia Dortmund 5-2 Borussia Monchengladbach



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *