• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e 14 majit, ushtria merr në mbrojtje ambasadat dhe institucionet

-Instant, Lajme, Të fundit



Pak orë nga fillimi i zgjedhjeve vendore të 14 majit, autoritetet marrin masa për të ruajtur sigurinë e insistucioneve të larta.

Forcat ushtarake kanë marrë në mbrojtje ambasadat në vend si edhe institucionet e tjera për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm gjatë procesit zgjedhor. Një ditë më parë, policia njoftoi masat e ndërmarra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Janë trajnuar më shumë se 7530 punonjës policie, 5511 prej tyre do të angazhohen në ruajtjen e objekteve zgjedhore. ndërsa 192 punonjës të forcave ‘Komando’ do të ruajnë objektet e rëndësishme”, thuhet në deklaratën e policisë.

Nëpërmjet kësaj deklarate u bë e ditur se 305 automjete civile do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të policisë. Gjithashtu është në funksion të plotë aplikacionin dixhital me numrat e kontaktit të punonjësve të angazhuar në çdo qendër votimi për raportim.



6 Comments

    1. Teater kukullash si gjithmone..se ca lidhje ka forca komando institucionet dhe zgjedhjet dit djele vetem vetem regjizoret e palacos e dine

  1. Zgjedhjet behen per ambasadoret apo kryetar bashkish? Po tanket qe i nxorret kunder “virusit” pse nuk i keni nxjerre apo jane ndryshkur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *