I pyetur nëse do të shtyhet orari i votimit, kreu i KQZ-së Celibashi tha se nuk ka asnjë arsye përse kjo të ndodhë.
“Nuk kemi asnjë shkak ligjor deri tani për të shtyrë orarin e votimit. Rikonfirmoj edhe njëherë se nëse në orën 19:00 do të jenë votues që presin për të votuar në qendrën përkatëse, komisioni do të shënojë emrat e atyre votuesve dhe do t’i lejojë ata që të votojnë dhe asnjë tjetër pasi të ketë përfunduar votimi”- u shpreh kreu i KQZ-së.
Lexo më tej: Plot 6 bashki me pjesëmarrje mbi 50% (TABELA)
Ende pa u mbyllur dita e zgjedhjeve me shumë probleme, Qeveria ka përcaktuar “fajtorin” për t’i lënë në prehër përgjegjësinë për to.
Rama nxorri Ministren e fëmijëve, Muzhaqi, (sikurse ka thene vete zonja), për të akuzuar KQZ-në, pra Celibashin, për difektet në votimin elektronik dhe anomalitë e tij.
Ndonëse mburret se ka dixhitalizuar shërbimet publike dhe administratën, Qeveria, përgjegjëse me ligj për organizimin e zgjedhjeve, ia paska lënë sistemin elektronik Celibashit!!!
Të shohim se kush do të jetë “fajtori” i radhës për difektet apo anomalitë e shumta në këto zgjedhje, por ajo që dihet mirë është që Qeveria nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë, pasi fajtorët janë gjithmonë gjetkë…