• |
ide | kryesore

Bashkia Vorë/ Si u arrit fitorja e e Rilindjes

Arkiva, Lajme, Të fundit
vora elektronike



Pa shumë surpriza votimi elektronik në Vorë ka nxjerrë fitues kandidatin e Rilindjes Blerim Shera, një sociolog që ka punuar në sistemin arsimor të Vorës me 74%. Ai i Berishës, Indrit Hoxha ka marre 24%.

Rezultati i zgjedhjeve ne Vorë, lokalet Maj 2023

Vora ka rreth 30 mijë votues, të cilët përpos kryetarit prodhuan edhe 21 kandidatë për këshillin bashkiak. Opozita ka pretenduar se janë hasur raste kur një votues votonte pro kandidatit të saj Indrit Hoxha, ndërsa makineria elektronike shfaqte emrin e Blerim Sherës.

Lexo më tej:

Video/ Denoncimi i gazetares Erla Mëhilli nxjerr bllof votimin në Tiranë 

Zgjedhjet në territorin e Bashkisë Vorë zakonisht kanë pasur rivalitet. Në zgjedhjet e vitit 2015, kryebashkiaku i mëparshëm i qytetit, Fiqiri Ismaili, arriti të fitojë me një numër shumë të vogël votash përballë kandidatit të LSI-së (atëhere në koalicion me PS-në) Luan Sallaku.

Kulisat/ Si përfundoi në pranga rilindasi i Vorës Agim Kajmaku

Në zgjedhjet moniste të 2019, Agim Kajmaku, u zgjodh kryetar i bashkisë por humbi mandatin nga ligji i dekriminalizimit. Si rezultat i kësaj, në 6 mars 2022 u shpallën zgjedhjet e parakohshme, ku socialisti Blerim Shera fitoi përballë dy kandidatëve të opozitës së përçarë. Ndonëse bashkia e Vorës konsiderohet financiarisht e falimentuar për shkak të detyrimeve të prapambetura, Shera kandidoi edhe këtë herë.

Hyn çuni Qifes në Kuvend, Pandi Majko ngelet jashtë: Sistemi është ky që kemi pranuar

Një rol të madh në fushatën e Vorës ka pasur edhe pasur edhe djali i ish deputetit të djegur nga dekriminalizimi, Aqif Rakipi. Rolando Rakipi ka bërë fushatë gjërësisht në këtë bashki dhe mënyra se si ai mbledh votat ka ndikuar me siguri në rezultat kur dihet se në zgjedhjet e vitit 2021 ai mblodhi 3500 vota personale në këtë zonë që i mundësuar edhe thyerjen e vendit të listës së PS për qarkun e Tiranës.

Lapsi.al

 

 

 



23 Comments

  1. A e shikojne qorrat qe ku aplikuan votimin elektronik fituan keta te -Ridhjerjes-se keshtu i kishin programuar si ne Elbasan ku denancoi ai komisionieri,une votova -Bocin-ai printoj kete -Allatin—a Llatja si kishte emerin.

    1. Vazhdoni nga fitorje ne fitorje. Tani punoni te gjeni kush e ka fajin per humbjen ne zgjedhjeve te 2025es kur PD me Sali Gerdallen ne krye do vije prape ti gjeje Rames vrimen e miut, dhe ti beje Rames profilin psikologjik sa i trembur eshte dhe ku ne ndonje tmerr do e dergoje opozita Ramen.

      Ndoshta edhe jo, por lapsi po i ben nje sherbim pa leke (ose ndoshta edhe me leke) Edi Rames duke i krijuar alibi Berishes dhe lene PD edhe disa vite te tjera ne kete pike te hallit ku gjendet.

    2. Dini gjë me çfarë e vari veten Namuti?
      I thashë ta varte veten më 2021, se ditë të zeza do të shohin sytë.
      Na tani!
      U tallët me Kimeten kur tha, BAR DO HANI.

    3. Vjedhje e hapur elektronike siç parashikohej. Me këta të kuqtë vetëm rikthimi te votimi i thjeshtë me fletë dhe numërimi i kujdesshëm mund të besohen.

      Do bëni gabim po t’i pranoni këto palo zgjedhjesh.

  2. Shkerdhim spektakolar.
    Tani filloni me kengen e njohur.
    Na i vodhen.
    Kendon grupi. BASHKE SHKERDHEHEMI.

  3. 3 dele ne 10 kane dale ne bashkepunim me ujkun… qe ne rang kombetar perkthehet vetem 34% eshte pjesmarrja ne zgjedhje (ne 2021, 46.5% dhe 2019-en 56%) sipas KQZ-se zyrtare. Dhe trendi eshte ne renie… qe do te thote qe ne Shqiperi do mbesi te beje zgjedhje vetem ‘mbreti’ me disa ushtare…

  4. Hani karin ju bythqirat e pd. E paska fajin populli jo ato pithmotrat qe i puthni karin ktu e 30 vjet.me kte mendje vazhdoni se to fitoni karin

    1. Ik mo kokbole… Ik merre karrocen o Dyl.. se t ka humb ne Surrel.. Se un rri ne Itali vlla.. Skam lidhje as me PD-ne as me PS-NE, as me PSD-ne..

      1. Shpellkare cecene debatikas byrektore skiftera te salih karaxhic berisha me ne fund nga sot nuk do hani mut salihu,erdhi dita qe dhe ju te cliroheni nga roberia mendore ku ju kishte futur krimineli serb salih,nga sot jeni te lire ta jetoni jeten tuaj si pjesa tjeter e shqiperise,gezoni qe u liruat nga prangat e njeriut qe beri me te keqen e mundeshme ketij vendi per 33 vjet,nga sot salih karaxhic berisha ke ngordhur si Qen rrugesh

  5. Indrit qorri eshte kantidat shume i dobet. Toc kuklle qe i shkon prapa nje varreze si sala. Po sdolen te rinj me dinjitet e pa varesi politike nga gjyshat ska ndryshim

  6. Per te gjithe njerezi e thjeshte ( jo hajdutet e pushtetit) a jeni me mire sot qe fitoi kryetar i ti apo dje me te vjetrin? Ne te vertete asgje ska ndryshuar,as partia as kryebashkiaket. Llogjika e thjeshte qe edhe nje femije e thote qe shqiptaret jetojne ne bollek,nuk ka rritje cmimesh ,rrogat i kane te mira e pensioniste qe jane 700 mije jane ne regull me 100 mije leke te vjetra muaji.Dilni festoni me fishekzjare apo kallashnikolle fitoren e madhe.Te rroje partia!

    1. Ndoshta nuk janë më mirë, mund të jenë edhe më keq, por e keqja nuk ka fund.

      Në fakt fundi i së keqes është Sali Berisha. Po nuk u zhduk ai, nuk ka paqe as shpresë për PDnë. Tung tesh, shifemi në 2025ën.

  7. Refuzimi u ndje në fushatë tek braktisja që demokratët i bënë mitingjeve të Berishës, u ndje tek destabilizimi i tij i turpshëm dhe shpifarak, kur sajonte histori haluçinante me “sherbime sekrete” dhe “përgjime”, apo kur u kërrciste dhëmbët institucioneve, a thua se e merrte kush seriozisht, u ndje kur shpiku skenarë me “manipulim” makinash votimi.

  8. Turbulloni, turbulloni ne komente ju servile bandito hajdute te shekullit. Me pare se te levdonheni shihini bemat mjeshtrore mafize qe taborri tuaj kriminal me fakte te pa mohueshme, partia tuaj, kurva e Europes, ka bere ne keto zgjedhje. Per tu bindur degjoni e i shihni ne denoncimet e organizmave te pa varura nga shit blerja tuaj. Keto vetem zgjedhje nuk jane. Populli ben sikur voton, por perfundimin e ben pushteti me marifet hajnine e saj. Kjo ndodh sepse perfundimisht shteti eshte i kapur aq keq sa ka humbur demokracia e institucioneve qe e kane per detyre. Ky do jete problem shume i madh per kete popull qe nuk eshte shkundur akoma nga vuajtjet e roberimin nga baballaret e ketyre qe kemi ne pushtet. Fatkeqesi me te madhe kur nje popull mashtrohet nga nje demokraci e rreme qe ne kete gjendje jete e politike nga nje qeveri zorraxhishe rilindas te pranoi shfrytezimin e dhunimin nga kjo monster. E pa besueshme, ne cfare fryme e mendojne te aredhmen nen nji pushtet bandito hajdut drogmen.lum banditet, e mjere populli, qe ka humbur busullen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *