• |
ide | kryesore

Damian Gjiknuri nis festën e fitores në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtuesi politik i socialistëve Damian Gjiknuri paralajmëron fillimin e festës për socialistët në Elbasan. Me një mesazh në Facebook, Gjiknuri shkruan “ELBASANI E BANI NDRYSHIMIN! 😀
E LA PAS TË SHKUARËN! VAZHDOI PËRPARA DREJT TË ARDHMES!” shkruan Gjiknuri në rrjetet sociale, ndërsa ka ndarë disa foto nga fushata bashkë me kryetarin e Bashkisë së qytetit Gledian Llatja.

Ky proces në Elbasan ka shkuar relativisht qetë, pa përplasjet e dhunshme fizike të para dy viteve kur drejtues politik i socialistëve ishte Taulant Balla. Në prill të 2021, drejtimi i fushatës së PS-së nga Balla dhe përplasja me demokratët çoi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, një aktivisti të PS-së.



10 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *