• |
ide | kryesore

Flet Sali Berisha për humbjet në Kamëz, Vorë dhe Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Humbjen e koalicionit “Bashkë fitojmë” në Kamëz me 10 mijë vota diferencë dhe rezultatin humbës në Elbasan dhe në Vorë, Sali Berisha e ka komentuar me pak fjali, ndërsa po denonconte kërcënimin e Salvador Kaçajt në Lezhë. Berisha foli për akte terrori të paimagjinueshme dhe blerje masive votash, duke shpjeguar humbjet në këto bashki.

“Fushata elektorale eshtë karakterizuar nga akte dhune dhe terrori nga përfaqësues të zyrtarëve dhe deputetëve të koalicionit “Bashkë fitojmë” të Partisë Demokratike. Siç keni konstatuar ne kemi ndjekur një linjë duke regjistruar çdo akt terrori, çdo akt për blerje massive të votave në proporcione të paimagjinueshme, deri në oferta për të thyer euron, por kto sigurisht janë të dokumentuara dhe kemi informuar rregullisht vëzhguesit ndërkombëtarë dhe KQZ” u shpreh Berisha.

Duke folur për rezultatet e para nw kwto tre bashki, Berisha tha se KQZ duhet tw kontrollojw aparaturat e numwrimit, duke shtuar se rezultati elektronik konsiderohet kudo si njw rezultat paraprak. Berisha foli pwr uljen e euros nw nivele rekord, si njw shpjegim pwr blerjen e votave me dhjetra miliona eurove.

Së pari, për këto rezultate ka disa kundërshtime shumë të forta, siç keni dëgjuar janë mediat që kanë paraqitur dëshmi të transformimit të votës në këtë proces. Çfarë dua të them me këtë? Unë kërkoj nga KQZ-ja që të bëjë auditim e këtyre aparaturave.

E dyta, Kodi Zgjedhor ka parashikimet e veta të sakta se si mund të trajtohet devijimi i rezultatit nga aparaturat. PD do të kërkojë zbatimin e të gjitha ligjeve në këtë drejtim. Aty ky dyshohet se është devijuar rezultati, do kërkohet auditimi. Gjithmonë ky është një rezultat paraprak. Rezultati elektronik quhet paraprak sepse provohet gjithnjë fleta e votimit përkatëse. Tani kanë dalë disa media që kanë paraqitur tre raste që thonë se kam votuar për këtë kandidat dhe më ka dalë në ekran kandidati tjetër. Unë nuk jam këtu për t’i dhënë përgjigje përfundimtare, por kjo kërkon të bëhet auditivi i aparaturës.

Cilido që ka dyshime për tjetërsimin e vullnetit të tij, të kërkojë verifikimin e fletës. Siç e dini, çdo votim elektronik printon fletën përkatëse. Në votimin elektronik, rezultati cilësohet me ligj rezultat paraprak. Unë jam besimplotë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ne kemi bërë një monitorim të të gjithë procesit zgjedhor. Siç e thashë edhe njëherë, nuk kemi ndjekur praktikën e një publiciteti të akteve skandaloze që kanë ndodhur, nuk kemi ndjekur sepse kemi pasur gjithnjë si qëllim jo dekurajimin e zgjedhjeve dhe kjo ka funksionuar. Unë mund të them se pjesëmarrja për zgjedhjet vendore, se në zgjedhjet vendore janë gjithmonë më pak. Por në tërësi është pjesëmarrje e mirë.
Qëllimi ynë ka qenë të mos dekurajohet, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi regjistruar. Mediat kanë raportuar një pjesë të mirë, disa prej tyre jo. Unë ju jap këtu vetëm një fakt, kursi i euros në muajin maj në këtë nivel nuk ka arritur kurrë në korrikun dhe gushtin më turistik të vendit. Pra, pati një blerje masive të votës. Këtë e kemi evidentuar. Pati një përdorim të bandave.
Unë mund t’u them se Velipoja ishte sot absolutisht nën pushtim. Autokolona krimi kalonin nga një rrugë në tjetër në Shkodër dhe njerëzit nuk guxonin t’i fotografonin për shkak të kamerave.
Por kjo është një histori, për të cilën ne qëndrojmë deri në fund. E rëndësishme është të ftoj komisionerët, ashtu siç kanë bërë një punë të shkëlqyer gjer sot, ta vazhdojnë me vendosmërinë më të madhe. Me korrektesën më të madhe të mbikëqyrin çdo votë sepse rezultati është i sigurt pozitiv.
Se çfarë ka bërë Edi Rama është kapitulli më i zi. Gjithçka përmblidhet në frazën e tij se kodi zgjedhor është një kinezëri” tha Berisha.

https://www.youtube.com/watch?v=D-miw2NvCIE&ab_channel=PartiaDemokratikeeShqip%C3%ABris%C3%AB



1 Comment

  1. Shpellkare cecene debatikas byrektore skiftera te salih karaxhic berisha me ne fund nga sot nuk do hani mut salihu,erdhi dita qe dhe ju te cliroheni nga roberia mendore ku ju kishte futur krimineli serb salih,nga sot jeni te lire ta jetoni jeten tuaj si pjesa tjeter e shqiperise,gezoni qe u liruat nga prangat e njeriut qe beri me te keqen e mundeshme ketij vendi per 33 vjet,nga sot salih karaxhic berisha ke ngordhur si Qen rrugesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *