• |
ide | kryesore

Humbi në Kamëz/ Arjan Hoxha rreshton parregullsitë e 14 Majit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha thotë se votat janë vjedhur, ndërsa numërimi elektronik ka dështuar, prandaj nuk do të njohë rezultatin e sotëm.

Në një deklaratë për mediat, Hoxha kërkoi që të sekuestrohen të gjitha serverat e pajisjeve elektronike, të cilët sipas tij nuk kanë pasur asnjë garanci.

“Individë të paautorizuar kanë qenë në çdo qendër votimi, pajisjet elektronike u vërtetuan seishin një dështim total.

Kërkojmë të sekuestrohen pajisjet, serverat dhe një hetim të thelluar për pajisjet elektronike që kanë ardhure me zero garanci.

Kërkohet krahasimi me fletët fizike të votimit. Ne do të mbrojmë votën.

Një provë e kristaltë është edhe vetë rezultati në Kamëz. Rakip Suli kur ka kandiduar vetëm ka marrë 10 mijë, sot me kundërshtar përballë ka marrë 24 mijë vota. Ky rezultat është i paraprogramuar paraprakisht.

Kur vota blihet, vidhet dhe manipulohet çudirat ndodhin. Këtë rezultat ne patjetër që nuk do ta njohim, sepse është një rezultat i vjedhjeve dhe jo i zgjedhjeve.

Ne kurrë nuk do ta njohim këtë rezultat dhe qytetarët e Kamzës këtë vjedhje nuk do t’ja falin kurrë”, u shpreh Arjan Hoxha.



4 Comments

  1. Cudi si i beri rama keto.
    Se saliu tha se rama eshte tmeruar nga kjo opozit dhe eshte fute ne vrym te miut.
    Dhe ky eshte fundi.
    Po me sa duket. Rama u be mbret me ndihmen e berishes.

  2. Shpellkare cecene debatikas byrektore skiftera te salih karaxhic berisha me ne fund nga sot nuk do hani mut salihu,erdhi dita qe dhe ju te cliroheni nga roberia mendore ku ju kishte futur krimineli serb salih,nga sot jeni te lire ta jetoni jeten tuaj si pjesa tjeter e shqiperise,gezoni qe u liruat nga prangat e njeriut qe beri me te keqen e mundeshme ketij vendi per 33 vjet,nga sot salih karaxhic berisha ke ngordhur si Qen rrugesh

  3. / “Ne kurrë nuk do ta njohim këtë rezultat dhe qytetarët e Kamzës këtë vjedhje nuk do t’ja falin kurrë”, u shpreh Arjan Hoxha./

    HALLALL !! Mos i pranoni këto zgjedhje të vjedhura, se po ju bëjnë për budallenj! Këta njohin vetëm një rrugë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *