• |
ide | kryesore

Kërcënohet me armë ish-kryetari i Komunës së Shëngjinit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Fresk, Lezhë, rëndë, Gjirokastër



Salvador Kaçaj, ish kryetari i Komunës së Shëngjinit ka bërë një denoncim në polici, ku pretendon se është kërcënuar nga dy persona, të cilët i kanë zënë rrugën me makinë.

Sipas policisë, dyshohet se njëri prej personave ishte i armatosur.

Policia thotë se drejtuesi i mjetit ku udhëtonte Kaçaj ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallzimin.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 18:00, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. K. 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe ka bërë kallzim se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, në aksin rrugor Lezhë-Milot, dhe konkretisht sapo kalon vendin e quajtur M+, dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën. Nga automjetet kanë zbritur dy persona të panjohur prej tij, ku njëri prej tyre është afruar me vrap në drejtim të mjetit të tij dhe dyshohet se në dorë mbante një pistoletë.

Drejtuesi i mjetit ku udhëtonte shtetasi S.K., ka manovruar duke e kthyer mjetin në drejtim të Lezhës dhe kanë ardhur menjëherë në polici ku kanë bërë edhe kallzimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *