• |
ide | kryesore

Kryeministri Edi Rama voton në Surrel, shoqërohet nga bashkëshortja e tij

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka votuar në Surrel, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të marrin pjesë në zgjedhje. Në prononcimin për mediat, pasi votoi në shkollën ‘Ymer Lala’, kryeministri tha se problemet me pajisjet nuk duhet të dekurajojnë zgjedhësit. Ai shtoi ndër të tjera se të gjithë ata që janë larguar duhet të rikthehen sërish e të shprehin vullnetin e tyre para kutive të votimit.

“Besoj janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë. Tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë qysh në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat. Që të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar uroj të rikthen dhe të shprehin vullnetin e tyre të plotë.”, u shpreh Rama.



2 Comments

  1. Shoqerohet nga bashkeshuertja e tyj…… .
    Ne shtator nga kush do shoqerohesh o DRU I SHTREMET ?????
    Gati e ke jo nga delet e shqyperise por nga lacat e di vete ti dhe kermat qe te mb-rruajne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *