• |
ide | kryesore

Lily-Rose Depp konfirmon romancën me reperen

Paparazzi, Slider



Lily-Rose Depp ka konfirmuar së fundmi romancën me reperen 070 Shake.

“4 muaj me my crush,” shkroi Lily-Rose, sipër një fotoje të saj me artisten, të cilën ajo e ndau përmes Instagram Story. Dyshja – të cilët me sa duket kanë qenë në lidhje që nga mesi i janarit – ndezën për herë të parë thashethemet për romancë gjatë Javës së Modës në Paris të këtij viti, e cila u zhvillua nga 27 shkurt deri më 7 mars.

Ndonëse Lily-Rose ka takuar njerëz të profilit të lartë në të kaluarën, ajo gjithmonë është përpjekur shumë për të mbajtur të fshehtë jetën e saj personale.

“Unë mendoj se vlera e privatësisë është diçka që më është futur që në moshë të re,” i tha ajo Drew Barrymore në prill 2021. “Dhe duke u rritur në një familje si unë  mësova rëndësinë e privatësisë dhe vlerësimin e saj dhe mbajtjen e gjërave vetëm për veten tuaj,” shpjegoi aktorja. “Dhe kjo është diçka që unë e kam vazhduar në karrierën time dhe kjo është vërtet e rëndësishme për mua.”

Depp u lidh për herë të fundit me reperin francez Yassine Stein, të cilin fotografët e kapën duke u puthur në Los Anxhelos në nëntor 2021. Por marrëdhënia më e reklamuar e Lily-Rose ishte ajo me Timothée Chalamet. Dy aktorët u lidhën pasi punuan së bashku në filmin The King dhe bënë bujë me marrëdhënien e tyre kur u panë duke dalë në një jaht në shtator 2019. Ish çifti i dha fund në prill të 2020/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *