• |
ide | kryesore

Mauricio Pochettino kthehet në Premier League: do të sfidojë në derbi ish-skuadrën e tij Tottenham

-Instant, F1, Sport
pochettino



Chelsea ka zgjedhur trajnerin e tyre të ri për sezonin 2023-2024, ai do të jetë Mauricio Pochettino. Argjentinasi rikthehet në Premier League ku ka drejtuar më parë Southampton, por mbi të gjitha Tottenham. Pikërisht me Spurs që arriti në finalen e Champions League në 2019, do të ketë tashmë përplasjen derbi.

Barazimi ndaj Nottingham pasditen e së shtunës ishte pika që derdhi gotën, që tashmë ishte e mbushur plot. Sezoni i Chelsea ishte një dështim, me përfundimin e sigurtë jashtë Europës. Ndryshimi i pankinës nga Thomas Tuchel te Graham Potter, duke përfunduar me Frank Lampard pas një periudhe shumë të shkurtër të Bruno Saltor, sigurisht që nuk ndihmoi. Nga ana tjetër, fushata e çmendur e blerjeve në të cilën u shpenzuan 600 milionë në 6 muaj ishte tregues i konfuzionit që ekziston në shoqëri. Për këtë arsye, drejtuesit e Blues kanë vendosur të rinisin nga një njeri me eksperiencë si Mauricio Pochettino për sezonin 2023-2024. Së bashku me të, do të mbërrijë i gjithë stafi i tij, i përbërë nga Jesus Perez, Miguel D’Agostino, Toni Jimenez dhe djali i Mauricios, Sebastiano Pochettino.

KARRIERA ELITARE, ME PAK TROFE

Ai mund të mos ketë fituar shumë si trajner, por karriera e Pochettino është mbresëlënëse nga pikëpamja e curriculum-it të tij. Që kur i ka varur këpucët në gozhdë ai ka drejtuar Espanyol, Southampton, Tottenham, Psg dhe së shpejti Chelsea. Trofetë nuk janë shumë: vetëm 1 kampionat në Ligue 1, 1 Kupë Franceze dhe 1 Superkupë Franceze. Objektivisht jo shumë për një trajner që prej vitesh ulet në pankinat më prestigjioze të Europës, duke u paguar me miliona. Mjafton të thuhet se te PSG ai fitoi rreth 6 milionë euro neto në sezon dhe një vit më parë klubi parisien e liroi duke i dhënë atij dhe stafit 15 milionë euro për dalje të mirë. Nuk dihet ende se sa do të fitojë ai te Chelsea, por është e sigurt se do të jetë një pagë e denjë për famën e tij, por jo për palmaresin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *