• |
ide | kryesore

Probleme me pajisjet elektronike të identifikimit në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë të diel u hap procesi i votimit për zgjedhjet vendore, ku do të shpallen fituesit për 61 kryetarë bashkish dhe 1,603 anëtarë të këshillave bashkiakë në të gjithë vendin. Pavarësisht se qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00, në disa KZAZ nuk ka nisur ende procesi i votimit. Pas problemeve të raportuara më herët për shkollën ‘Petro Nini Luarasi’, ku nuk punon pajisja e identifikimit, problematika të ngjashme janë hasur dhe në Elbasan, Shkodër dhe në disa qendra të Durrësit.

Po ashtu, probleme me pajisjen është raportuar dhe në Lezhë. Në KZAZ 12/nr 737 nuk ka filluar votimi. Ndërkohë e njëjta situatë paraqitet dhe në disa qendra të Fierit.



1 Comment

  1. Votimi elektronik, i cili pas hakerimit te rrjetit qeveritar dhe e-albania eshte pak i besueshem, le nje shije te hidhur edhe sepse jane per zgjedhur zona ku PS nuk ka siguri: Tirana, Durresi, Elbasan, Shkodra, Kamza, Vora…

    Janezonat ku pushteti synon me cdo kushte fitoren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *