• |
ide | kryesore

Fitorja e PS/ Gjiknuri e bën “tërmet” edhe Elbasanin

Arkiva, Kryesore, Lajme



Gledian Llatja ka rezultuar fitues i garës në Elbasan me 24823 vota ose 5.03% në një nga bashkitë më të mëdha në vend me rreth 171 mijë qytetarë me të drejtë vote. Nga votimi përfundimtar ka dalë se Luciano Boçi mori 20286 vota, ose 44.97%. Rezultati ka dalë më herët për shkak se në Elbasan u zbatua votimi dhe numërimi elektronik.

Rezultati sipas KQZ në Elbasan

Përplasja në këtë bashki ishte mes Gledian Llates nga Partia Socialiste dhe Luçiano Boçit nga koalicioni “Bashkë fitojmë”.

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, këtë vit procesi u zhvillua pa incidente të rënda, përveç disa pretendimeve për mosfunksionimin të disa makinave elektronike të votimit. Të paktën në 14 Maj nuk pati konflikt fizik mes të fortëve dhe as përplasje me armë mes palëve.

Procesi i qetë në Elbasan kësaj radhe mendohet se është arritur falë një pakt të heshtur për të mos pasur angazhim të të fortëve si ato që pamë zgjedhjet e kaluara, kur mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, apo falë një vendimi në Partinë Socialiste për të zvëndësuar Taulant Ballën me Damian Gjiknurin në postin e drejtuesit politik.

Për Gjiknurin ky është një bast i fituar, pasi ndryshe nga Balla arriti t’i japë fitoren Partisë Socialiste pa shfaqjet e dhunshme nga të fortët dhe pa skenat shokuese si ato të vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

Damian Gjiknuri nis festën e fitores në Elbasan

Hera e fundit që Partia Demokratike drejtoi bashkinë e Elbasanit ishte në vitin 2003 me Ardian Turkun. Më pas, socialistët e kontrolluan Elbasanin me anë të Qazim Sejdinit që fitoi disa zgjedhje rresht, kundër Luçiano Boçit, Durim Hushit dhe më pas në vitin 2015, kundër Ardian Turkut.

Për Gledian Llaten ky është mandati i dytë në krye të bashkisë. Ai ka punuar më parë si jurist në KQZ dhe në pozicione të ndryshme në Ministrinë e Energjitikës, kur ministër ka qenë Gjiknuri. Llatja, një kandidat i papërfolur për afera korrupsioni ruajti një profil të ulët publik, duke pranuar diktatin e drejtuesve politikë nga qendra, gjë që që e lejoi të konfirmohet për një mandat të dytë në Elbasan.

Luçiano Boçi hoqi dorë nga mandati parlamentar për të hyrë në këtë garë, pasi në vitin 2021, kur u kandidua nga Partia Demokratike në një pozicion humbës, ia doli të hyjë në parlament duke mbledhur një numër rekord votash personale duke “thyer herësin”./Lapsi.al



8 Comments

  1. Ua befte zoti termet hajduterit e zencin frymen, makute pushteti! Te peshtire! Mjafton te thote KM qe nuk do jap fonde bashkive qe fitojne nga opozita, qe te shkulej nga rrenjet.

    1. Pse mendonit se populli skllav dhe idiot qe ka ngel atje do votonte ndryshimin? Zgjedhen ne qafe pak e ka.

  2. Shpellkare cecene debatikas byrektore skiftera te salih karaxhic berisha me ne fund nga sot nuk do hani mut salihu,erdhi dita qe dhe ju te cliroheni nga roberia mendore ku ju kishte futur krimineli serb salih,nga sot jeni te lire ta jetoni jeten tuaj si pjesa tjeter e shqiperise,gezoni qe u liruat nga prangat e njeriut qe beri me te keqen e mundeshme ketij vendi per 33 vjet,nga sot salih karaxhic berisha ke ngordhur si Qen rrugesh

  3. Luciano kantidat i dobet. Ngrefet si gjel po ne thelb eshte nje kokebosh qe vetem hapet bythesh. Me kshu kantidatesh qofte nuk shkohet as te lana

  4. Krekosen hajdutet, e banditet sepse jane vete dora zeze qe tjeterson voten. Aka mundesi qe kryetare bashkishe te deshtuar, bashkepunues ne vjedhje e abuzime ti kete besim prape votuesi. E cuditeshme qe te votosh hajdutet, a po abuzuesit me taksat ton deri ne kete derexhe, si mund te pranohet shtypija e stalanacioni i ketij pushteti qe ne sy, e ne jeten e perditeshme e vjedh, e perdredh kete popull, e prape i phwvotojne. Kjo tregon trembjen qe i ka bere lugati Rama me britmat, haculacionet prej te cmenduri, kjo eshte fuqia e tij qe cmend nje popull e i rremben, ia vjedh voten.E pa imagjinueshme, e pa krahasueshme me popujt e tjere ku jetojme per rrugen xrejt demokracise reale qe ka kerkuar populli, e qe qenka shkruar qe bijte e kurvit te transformuar, sot te na bejne moral, por mos te harrojme se keta kulishe kane amanetin e baballareve te tyre qe kete popullsa me te shtypur e te varfer ta mbashe, aqe lehte e sundon. Kesaj, ketij amaneti kodoshet qe i kemi rrotull e ne pushtet i qendrojne besnik, por qe e mbulojne me demagogjine ekostumit falls qe paraqesin. Mjer, ata qe i besua,.Taktika e tyre eshte shpopullimi, dera e largimit te njerezve do jete edhe me e madhe.SHQIPERIA NE SHTERRIM,KETA TRADHTARE NE LULEZIM.PER NE E ARDHMJA MJERIM. NUK KQ TE DREJTE ME NJERI TE ANKOHET. SI E DESHET FESTEN, MBAJENI, TA GEZONI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *