• |
ide | kryesore

Shkojnë për të votuar në zgjedhjet në Turqi, dy persona humbin jetën nga ataku kardiak

-Instant, Lajme, Planet



Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e atakut kardiak në qendrat e votimit në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në rrethin İkiztepe. Sipas informacioneve, Sheref Kurt, i cili ishte nëpunës në qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare ka pësuar atak në zemër gjatë detyrës.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin shtetëror të Kaçkarit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekësve nuk arriti të mbijetonte. Ndërkohë një 75 vjeçar, i cili shkoi për të votuar gjithashtu ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Ulusoy ndërroi jetë teksa tentoi të dërgohej në spital pas ndërhyrjes së parë nga personat përreth. Hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *