• |
ide | kryesore

Suedia fiton “Eurovision 2023”

Lajme, Stil, Të fundit



Fituese e Eurovision 2023 është shpallur Suedia. Finlanda është radhitur e dyta me 526 vota, pasuar nga Izraeli me 362 vota. Italia mori 350 vota, ndërkaq Norvegjia u radhit e pesta.

Shqipëria u rendit në vendin e 22-të, nga 26 pjesëmarrësit në finale. Albina dhe familja Kelmendi kënduan “Duje”, një himn kushtuar familjes. Ata grumbulluan 17 pikë nga juria dhe 59 pikë nga publiku.



2 Comments

  1. Shqiperia ka shume probleme me psikiiken dhe emocionin, dhe me trauma te shumta ne rafshin shoqeror e pa zhvilluar shoqerisht ne nivel rajonal dhe kontinental, gjithsesi te guxosh dhe te pretendosh per radhitje eshte nje trapllik gjenetik i shfrenuar dhe i perkrahur nga nje shumice mendjesh emocionale qe shohin dhe preceptojne enra ne diell dhe ne beze

  2. Festivali i RTSh, nga i cili del kënga që shkon në Eurovizion ka degraduar nga viti në vit, jo vetem në drejtim të nivelit muzikor, por edhe të teksteve të këngëve dhe drejtuesve e interpretuesve të tij.

    Pas një çoroditje në tentativën për të “modernizuar” muzikën shqiptare, e cila dështoi prej mosnjohjes së rrymave te reja, si dhe mungesës së kompozitorëve e këngëtarëve të formuar për to, kemi kaluar në britma e ulërima si oshëtimë malesh nëpër festivale.

    Rikthimi tek tradita, tek ajo çka është perfaqesuese dhe identitare, vlerë për kulturën kombëtare, duket më i vështirë, sërish për shkak të kompozitorëve dhe këngëtarëve të fazës së tranzicionit, të cilët janë larg profesorëve të tyre, disa prej të cilëve kanë lënë perla muzikore nëpër festivale.

    Arti është pasqyrë e nivelit dhe zhvillimit të shoqërisë, por edhe pararendës i së nesërmes, ndaj këto këngë me britma na bëjnë pesimistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *