• |
ide | kryesore

Vendoret/ Zgjedhjet, Spahia: Strukturat të garantojnë lirinë e votimit

Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka votuar pak minuta më parë në qendrën e tij të votimit.

Në një deklaratë për mediat Spahia tha strukturat duhet të garantojnë lirinë e votimit.

Është një ditë ku shkodranët nëpërmjet votës mund t’i rikthejnë shkëlqimin për 4 vitet e ardhshme Shkodrës së artit dhe kulturës larg krimit. Masivisht të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën qytetare dhe detyrimin.

Kemi vazhdimisht denoncime për presione ndaj votuesve jo vetëm sot, por edhe ditët e kaluara, i bëj thirrje strukturave të garantojnë lirinë e votimit dhe qetësinë në këtë ditë të shënuar.

Qytetarët do flasin me votë dhe masivitetin e tyre. Kemi pasur vonesë në fillimin e procedurave për fillimin e votimeve, shpresojmë ta rikuperojmë. Shpresoj që interesi i qytetarëve të tregohet masivisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *