• |
ide | kryesore

Voton kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për Tiranën, Këlliçi: Ndryshimin e keni vetë në duar

-Instant, Lajme, Të fundit



Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka votuar sot në shkollën “Dora d’Istria”. Këlliçi votoi në orën 8:30.

Ai ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij. Në një prononcim për mediat pas votimit,  Këlliçi iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë.

“Sapo kreva detyrën time votova. Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë. Ftoj të rinjtë të votojnë. Sot është dita e madhe që kemi pritur të gjithë. Ndryshimin e keni vetë në duar. Kam apel për rininë, për naçut e Tiranës, që duan të ikin, që mendojnë se është kollaj e të ikin, i them jo, hajdeni e votoni’-tha Këlliçi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *