• |
ide | kryesore

Eurovision 2023/ Finalja më e ndjekur në historinë e këtij kompeticionit

F1, Paparazzi



Eurovisioni i të shtunës (13 maj) mbrëma në Liverpool ishte finalja e madhe më e ndjekur në historinë e këtij kompeticioni.

Në Mbretërinë e Bashkuar, pati një maksimum shikueshmërie prej pesë minutash nga 11 milionë njerëz dhe një shifër mesatare e shikueshmërisë prej 9.9 milionë sosh, që barazohet me 63% të audiencës televizive.

Rekordi i mëparshëm ishte finalja e vitit 2011, kur një mesatare prej 9.5 milionë vetash u akorduan për të parë edicionin ku fitues u shpall shteti i Azerbajxhanit. Vitin e kaluar, finalja në Torino u ndoq mesatarisht nga 8.9 milionë shikues.

‘Eurovision 2023’ u fitua nga Suedia me përfaqësuese artisten Loreen, e cila gjithashtu bëri histori duke u bërë gruaja e parë që fitoi dy herë festivalin. Ajo triumfoi të shtunën me baladën e saj të fuqishme me titull “Tattoo”– që erdhi më shumë se një dekadë pas fitores së saj në vitin 2012 me këngën “Euphoria”.

Për shkak të luftës, u vendos që Eurovisioni të mbahej në Britaninë e Madhe, nënkampionja e vitit të kaluar. Liverpool-i premtoi “festën më të mirë dhe të madhe ndonjëherë” dhe, siç është pranuar gjerësisht, nuk i zhgënjeu shikuesit e këtij festivali.

Vetë spektakli ishte po aq i shkëlqyeshëm dhe përrallor siç prisnin fansat e Eurovision-it.

Claire McColgan, drejtoresha e Culture Liverpool, tha se përvoja “e pabesueshme” tregoi vlerën dhe rëndësinë e investimit në kulturë.

“Liverpooli është kompleks. Dhe kjo është arsyeja pse unë e dua atë. Ka ngritje dhe ulje si askund tjetër. Ka një zemër të madhe të hapur dhe një mendim për në thelb gjithçka. Është e kundërt dhe konfrontuese. E sjellshme dhe emocionale”.

“Kjo është arsyeja pse Eurovisioni është mbisunduar këtu. Gjithçka që është e shkëlqyer për Eurovision-in, veçanërisht këtë vit të veçantë që po e presim në emër të Ukrainës, përshtatet me Liverpool-in”, tha ajo.

“Kërkimet, guximi, zemra dhe autenticiteti, gjithçka që kemi bërë e ka pasur Ukrainën në qendër të saj, sepse të tillë jemi ne”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *