• |
ide | kryesore

Fitorja e Fredi Belerit në Himarë/ Reagon kryeministri grek Mitsotakis

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerin për Bashkinë e Himarës, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Në një fjalim nga Zografou, ai tha se ishte i lumtur për Belerin.

“Isha veçanërisht i lumtur kur u informova se në Himarë, Fredi Beleri ia doli dhe u zgjodh kryetar komune me një diferencë të vogël. Dhe uroj dhe shpresoj që kjo aventurë të marrë fund së shpejti. Rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”, ka thënë Mitsotakis.

Me vetëm 19 vota para Fredi Bleri ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.

Lexo më tej: Surpriza/ Beleri fiton Himarën nga burgu 

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues.

Lexo më tej: Investigimi / Si ia ngritën kurthin me pranga Fred Belerit 



14 Comments

    1. fix, si puna e gjyqit te Avni Rustemit ne Paris kur vrau Esat Pashen. Prokurori qe thoshte qe Esatin e donin francezet, italianet, serbet, greket,…. dhe avokati qe pergjigjej, sa me shum e donin te huajt aq me i keq ishte per shqiptaret (se normale, interesat e te huajve ishin coptimi i vendit).

      1. O kar, Esat Pashën nuk e vrau avni terroristi, se po ta kishte vrarë nuk mund të lirphej nga akuza, se Franca nuk e 1920 nuk është shqipëria hale komuniste edhe sot në 2023, komunistët e bënë hero një vrasës me pagesë

  1. Mjaft i quajtët grekë gjithë himarjotët apo Dropullitët.
    Ata janë vëllezërit tanë shqiptarë me origjinë greke në një pjesë të madhe, ndaj nuk i ndajnë djemtë që fusin në politikë.

    Në Dropull fitoi një socialist dhe këta grekët e votuan normalisht, kurse në Himarë një i PBDNJ, çka është normale pas 12 vitesh në atë bashki.

    Shqiptarët nuk janë në luftë me grekët dhe vëllezër me serbët, madje edhe ndaj padrejtësive historike të kombit tonë jemi përpjekur t’i zgjidhim ato sadopak pa i shpallur luftë askujt dhe ndër shekuj.

    Në Zvicër u zgjodh një shqiptare e Kosovës, deputete e Parlamentit Kantonal të Lucernes.
    Mos duhet të ç jerrin faqet zviceranët se u shqiptarizua Lucerna?!

    Himara, Dropulli e tërë Bregu do të jenë siç kanë qenë, një rajon bukurie e Shqipërisë dhe i hapur për të gjithë ata që ndërtojnë jetën me djersën e tyre, pavarësisht origjinës.

    1. Ore mir ti qe e mendon keshtu, po ai Beleri ca thot. Sala ne keto zgjedhje do mbahet mend per tradheti ndaj demokrateve duke I fut nen sqetllen e Like floririt dhe tradheti ndaj kombit duke u servirur nje ekstremist dhe shovinist qe ka sulmuar me arm kufijt e Shqiperis dhe ka vrar ushtar ne krye te detyres. Ja ky Beleri. Berisha ishte president atehere

  2. Me 19 vota thote artikulli…pra paska qene lufte kontabiliteti muhabeti ne Himare. Sa vota mori me 400 mije lek te reja a te vjetra nuk u mor vesh…hmm

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      PSE BËN SI I ZGJUAR!!!

      Himariotët si të gjithë shqiptarët që kanë punuar e jetuar në Grwqi dijnë ta bëjnë dallimin midis popullit greek e mut popullit injorant me pare e pushtet në Shqipërio.

      Ato 400 që përmend ti budalla ata i marrin çdo muaj prej 30 vjetëësh e nuk janë si ne që shitemi me 50 mijë të vjetra.

  3. Miço, zahmet e ke, te ka zene rrota bishtin se ta futi shoku per zgjedhje… hajde dhe njehere te ta veme bustin ne Himare, po kesaj radhe prej m…

  4. Këshilli i Minstrave, sipas ligjit të qeverisjes vendore, ka gjithashtu të drejtën, të shqyrtojë shkarkimin e tij nga detyra pa pritur vendimin e gjykatës për shkak të hetimit nga SPAK.

    Kjo ka qenë një praktikë e ndjekur me kryetarët e bashkisë së Lushnjë dhe Bulqizës të cilël u liruan nga detyra pas arrestimit nga SPAK me akzuat për korrupsion në tendera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *