• |
ide | kryesore

FOTOT/ Kush janë të rinjtë që i sjellin fitoret Partisë Socialiste?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në orët e vona të natës së sotme, Edi Rama hodhi një foto në rrjetet sociale, ku nxorri një grup të rinjsh që punojnë në zyrat në katet e sipërme të godinës së Partisë Socialiste. Foto kishte shkëputur një moment pune nga një grup të rinjsh që monitoron mediat dhe rezultatin minutë pas minute dhe këta Rama i prezantoi si “superskuadra që i organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore”. Foto më poshtë:

Qëllimi i publikimit të kësaj fotoje ishte për të treguar se Partia Socialiste nuk e arrin fitoren përmes kërcënimeve, shantazheve, blerjen e votës, partneritetit me krimin, shfrytëzimin e administratës shtetërore, keqpërdorimin e aseteve të pushtetit, kapjes së mediave, përmes vjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve, bashkëpunimit me oligarkët, marrja e logos dhe vulës së PD nga demokratët etj etj.

Qëllimi i publikimit të fotos më lart ishte për të treguar se PS i fitoi bashkitë përmes një metode pune të ngjashme me vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por kur festoi fitoren në Vorë në hollin e Partisë Socialiste, Erjon Veliaj u shfaq me një të ri tjetër, që nuk përfaqëson tipikisht aktivistin e angazhuar me laptop në prehër.

Ai është Ornaldo Rakipi, djali i Aqif Rakipit, për të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi sanksione vitin e kaluar për shkak të metodave jo aq perëndimore, që përdorte në fushatën zgjedhore.

Departamenti i Thesarit njoftoi se “ai [Rakipi] është përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose është angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsion në, ose për llogari të, ose ndryshe të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose me një zyrtar aktual apo të shkuar, në çfarëdolloj niveli të qeverisë në Ballkanin Perëndimor, të tilla si përvetësim i aseteve publike, shfrytëzim i aseteve private për përfitim personal ose qëllime politike, apo ryshfet.”

Njoftimi komentoi gjithashtu në mënyrë të përgjithshme se “grupe të shumta” të krimit të organizuar, kanë ofruar në Shqipëri para, dhurata, premtime për vende pune apo koncesione në shkëmbim të votave për partinë e tyre të parapëlqyer politike. Rakipi, thuhej në njoftim, “ka përdorur ndikimin e tij politik për të emërtuar njerëz të vet në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë”.

Dy modelet që përfaqësojnë të rinjtë janë dy botë të ndryshme. Kë të besojmë?

Departamentit Amerikan të Shtetit, që thotë se votat për Partinë Socialiste u mblodhën sipas njoftimit më lart? Apo Edi Ramën? Që na tregon një grup të rinjsh në një zyrë të PS, duke bërë parashikime me algoritme shkencore…



11 Comments

  1. Opozita ka ne krye NON GRATA.
    Ju na thoni qe aty afer veliaj ndodhej dhe cuni i dikujt qe eshte non grata.

      1. Jo po Partia Komuniste Socialiste e Shqiperise, C’ja fut pordhes kot.

        Putin eshte me Gringot per vete 🙂

        Mjere gomeret qe nuk kuptojn c’bohet ne bote.

        Ha Sallate Ha!

        1. Ndoshta. Putinit i kemi dhene rolin e “villain”-it?!

          Jeto jeten qe te ka mbetur ne paqe dhe eduko gjakun tend qe te sillet sipas normave tona.

          1. Putini dhe Gringot jane njelloj, si Bello me Lali Hajdutin, si Ramsi me Saliun, si Neo me Smith.

            Keto dy specie nuk bejne pa njeri tjetrin.

            Pazarxhinj te medhenj.

            Parimet e mia jane normat e Mahatma Gandhi, Ambientalizmi, Pacifizmit.

            Larg heronjve fallco, dhe idhujve satanist.

          2. Komunizmi, Kapitalizmi, dhe Globalizmi jane kanceri i shoqerive.

            E mbylla per sot, me mbaruan kokoshkat.

  2. Lapsi pse me nerva qe ne mengjes. Humbet sic pritej se me sal gerdallen e like floririn ska fryme e motivim. Fryni syt si dac tani der ne 2025

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *