• |
ide | kryesore

Inter ndjen presionin në Champions, Acerbi: “Nëse nuk kalojmë, sezon m*ti”

-Instant, Sport
acerbi


Francesco Acerbi në konferencën për shtyp në prag të euroderbit të dytë të Champions ka folur për ndeshjen dhe sezonin e Inter: “Jemi në gjysmëfinale – tha ai -. Milani do të dëshirojë të përmbysë rezultatin dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Ata duan të bëjnë diçka të jashtëzakonshme, duhet të jemi më se gati”. Mbrojtësi i Interit vijoi më tej: “Do të jetë një ndeshje edhe më e vështirë. Do të bëjmë gjithçka për të kaluar. Besojmë në aftësitë tona, por do të duhet të bëjmë diçka më shumë se në ndeshjen e parë”.

“Është një ndeshje e bukur për tu luajtur. E në të njëjtën kohë të jep adrenalinën dhe frikën e duhur – analizoi Acerbi -. Ka gracka të mëdha, por ne duam të bëjmë diçka të jashtëzakonshme. Diçka që ishte e paimagjinueshme në fillim të sezonit”. E kuptueshmë, ashtu si edhe një vigjilje plot ndjesi: “Jemi plot ankth, por ankth pozitiv. Ke njëmijë mendime, edhe pozitive edhe më pak pozitive. Kemi përballë një ekip të fortë por jemi edhe ne. Nuk kemi bërë ende asgjë”, vijon Acerbi.

ACERBI: “NËSE DALIM, SEZON M*TI”

“Nëse mendojmë se kemi një për qind më shumë shanse për të kaluar, do të bënim një gabim të madh. Por ne nuk jemi të tillë. Nuk jemi aspak të sigurtë. Edhe pas ndeshjes së parë festuam por jo shumë. Gjithçka është ende në lojë, duhet të kesh qasjen e duhur dhe të mos humbasësh ekuilibrin”, shpjegoi Acerbi. Rreziku i eliminimit do të ndryshonte fytyrën e sezonit dhe mbrojtësi nuk ka ndërmend ta fshehë: “Nëse nuk kalojmë, është një sezon m*ti. Mjafton vetëm një ndeshje për ta kthyer vitin, jo një dështim, por pothuajse. Deri tani ka qenë një sezon shumë i mirë”.

FRIKË NGA LEAO

Për Milan do të kthehet Leao: “Ai është lojtari i tyre më i mirë, do ta ndalojmë me të gjithë ekipin. Duhet të presim më të mirën nga Milan, do të jetë një provë krenarie për ta. Përmirësim në mbrojtje? Nga ana jonë e gjithë skuadra ka ndërruar marsh. Pa kohezionin e të gjithëve nuk fiton dot”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *