• |
ide | kryesore

“Kriza e makaronave” godet Italinë

Stil



Qeveria italiane ka mbledhur një komision për të trajtuar çmimet e makaronave që janë rritur dy herë më shumë se norma e inflacionit në vend.

Sipas zyrtarëve italian çmimi i këtij produkti primar në shportën e vendasve është rritur me 17.5% nga viti i kaluar deri në mars të këtij viti.

Norma e inflacionit në Itali është 8.1%, sipas Bankës Qendrore Evropiane. Ndërsa kostoja mesatare e makaronave ka tejkaluar 2.20 dollarë për kilogram në Itali, kur afërsisht 60% e popullsisë i konsumon çdo ditë.

Grupet e konsumatorëve kanë paraqitur një ankesë duke pretenduar spekulime që prodhuesit e makaronave ia atribuojnë çmimet në rritje faktorëve që përfshijnë rritjen e kostove të energjisë, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe inflacionit.

Aktivistët thonë se për shkak se makaronat zakonisht bëhen vetëm me grurë të fortë dhe ujë, çmimi duhet të jetë afërsisht në përpjesëtim me çmimin e grurit. Çmimi i grurit është ulur 30%, sipas grupit për të drejtat e konsumatorit “Assoutenti”.

Michele Crippa, një profesor i shkencës gastronomike në Itali u shpreh se rritja e çmimit të makaronave i atribuohet pushtimit rus të Ukrainës, që ai tha se rriti çmimet e ushqimeve në përgjithësi dhe energjisë.



3 Comments

  1. Ne shqipëtaret i duam akoma me shtrenjte makaronat,sepse 2,2 dollare kg per kg ka kohe qe i kemi dhe akoma nuk ka folur njeri,Me zgjedhjet e fundit,cmimin e makaronave kemi deshire ta bejme 5 dollare per kg,sepse kemi marre ca lek për votime.Bile pas ngrenies se makaronave edhe do kercejme ,si ne fushate.Qeveria do ti thote popullit,te befshin mire makaronat,se vete i deshte keshtu

    1. Diçka është rritur por nuk është rritur aq shumë sa për krizë!!!Sdq në Itali ka lloj e lloj supermarketesh që gjen dhe me çmime të arsyshme.Pastaj këtu ekonomia e tregut punon mirë. Konsumatorët orientohen duke kërkuar produkte të ndryshme me çmime të arsyeshme e kështu tregtarët bëjnë gjithmonë oferta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *