• |
ide | kryesore

Meta “hedh poshtë” zgjedhjet: U asgjësuan që pa filluar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas procesin zgjedhor për “Lokalet 2023” me akuza të shumta.

Nëpërmjet njëpostimi në Facebook, Meta ka shkruar se ‘zgjedhjet vendore të 14 Majit në Shqipëri u asgjësuan që pa filluar’, teksa i ka quajtur ‘Narkozgjedhjet e narkoshtetit!’.

Meta theksoi se asnjë “narkozgjedhje nuk mund të mbajë peng lirinë dhe të ardhmen e shqiptarëve.”

Lexo më tej: Berisha: 14 maji një farsë elektorale 

Kreu i PL-së akuzon qeverinë për blerje votash, teksa shton dhe çdo veprim i tyre është i evidentuar.

Reagimi i plotë: 

Narkozgjedhjet e narkoshtetit!

Zgjedhjet vendore të 14 Majit në Shqipëri u asgjësuan që pa filluar.

Duke mos e regjistruar opozitën në mënyrë të paligjshme, duke hequr komisionerët dhe numëruesit e opozitës. Duke përdorur tatimorët për presion ndaj çdo biznesi, duke kërcënuar votuesit e opozitës me gojën e kryeministrit, për pasojat që do të kishin nëse votonin për opozitën.

Por zgjedhjet u asgjësuan edhe ditën e zgjedhjeve, me zhbërjen e elementit themelor të sigurisë në zgjedhje, që ishte identifikimi elektronik i zgjedhësve, duke i kthyer qendrat e votimit në vende ku u dhunua hapur ligji dhe ku u ushtrua presion i pashembullt duke u mbushur me qindra drejtorë ministrish, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë bashkie, administratorë komunash e nëpunësa gjithfarësh, përfshirë dhe policë e banditë.

E gjithë kjo me mbështetjen e hapur nga grupet kriminale dhe te narkotrafikantëve, që fatkeqësisht u bënë njësh me Policinë e Shtetit.

Shqiptarët dhanë një mesazh shumë të rëndësishëm guximi duke marrë pjesë ne këto zgjedhje dhe duke u përballur me presionin mafioz të narkoshtetit.

Narkozgjedhjet i nxorrën në shesh hapur të gjithë narkomanipuluesit e qeverisë, të cilët janë të evidentuar me emër dhe mbiemër.

Çdo veprim i tyre është evidentuar dhe mijëra fakte rëndojnë mbi ta. Euro humbi 10% të vlerës, aq shumë është përdorur ajo për të influencuar votuesit.

Populli shqiptar është shumë më i madh se sa narkoqeveria dhe Demokracia e Ndryshimi që ai meriton, është i pashmangshëm.

Asnjë narkozgjedhje nuk mund të mbajë peng lirinë dhe të ardhmen e shqiptarëve.



12 Comments

  1. Nese e do vertet Shqiperine ky duhet te marre Moniken per dore dhe te shkojne vete ne burg. Keshtu hapin rrugen edhe per te tjeret

  2. Ky eshte bere pacavure fare. Koketrash, kryefshatar, idiot i lindur, delirant qe ka bere pa fund para dhe kujton se mund te blej gjithcka.
    Eshte bere si plaku Mere.
    Jam dh i lumtur qe kete rradhe i degjeneruan dhe me shume. Jo se kane turp apo kane cip, por ky popull kaq ka nde dore. Eshte poshterim , denigrim per keto figura kaq te korruptuara kaq mediokre qe kane mbajt peng kete shtet.

  3. hahahahaha
    Na prij o shtremaluq per 2025 , se pa ty ky vend nuk ecen. Marrim dhe kosoret dhe para partizan.

  4. Ik or tunxh . 5-0 ne tirane , 6-0 ne elbasan , 4-0 ne durres eshume e shume te tjera , tani i kujt eshte faji qe ti je qorr dhe naiv qe te kalon per shalesh palloshi ? Ju vazhdoni me teorite e vjetra ndersa palloshi eshte i rrafinuar . Ju jeni ne epoken e gurit kurse palloshi ne epoken dixhitale . Po ju shkerdhen palloshi me loqet tuaja o qorra

  5. Hahahaha,po qe burre shko te Fevziu se i the te opinion qe e kemi te sigurte fitoren dhe i dhe fjalen qe do shkosh ne studio te dielen ne darke o klloun

  6. Si skan turp fare keta, dalin e thon na e ka fajin Rama. Qe Rama ka faje kjo nuk diskutohet, po ndonje faj Like floriri me Salen a kan? Apo keta kan vec alibi. Edhe Basha thoshte me vodhen votat po te pakten merrte me shum vota sesa keta te dy se bashku. Ashtu sic Rama eshte sulltan ne vend ashtu jan sulltan keta ne opozit. Smund te japin leksione demokracie dy veta qe kan 30 vjet qe bejn lek ne kurriz te demokracis dhe kan marr peng opoziten per interesat e tyre korruptive. Sala thot qe skam vjedhur asnje lek po gjith jeten te kishte kursyer Sala nga rroga, nuk do paguante dot as faturen e Air Albania. Se keta jan dhe idjot, i vertetojn vet akuzat, kerkon Sala prova, thjesht pyteni ku i gjeti leket dhendri qe pagoi faturen e air albania. lere me pastaj gjitha faturat e tjera qe ka pagu keto dy vjet. I ndershmi madh.

  7. Ja dhe Like floriri qe eshte ber dhe pinok. Si tha, i kemi te sigurta qytet e medha. Nejse, ky nga ana e vet ka fituar vertet, se me 1% elektorat qe kishte ja doli te ket keshilltar bashkiak ne cdo bashki fal votave te demokrateve. Demokratet do perfaqesohen nga keshillat e Like floririt per keto 4 vjet. Ky ne ate te veten ka ber bingo, ndersa Sala mori nja 5 apo 6 bashki pa rendesi, ky te pakten i futi gjithandej hajnat e lsi, ne cdo keshill bashkiak.

  8. Sali Berisha te dali dhe tu thot opozitareve te lenduar deri ne kocke me fal per kete humbje te madhe , te jap doreheqjen dhe te prishi kualicionin me Like derrin Ne rastese vazhdojne te thone jemi ne pa jeni ju turpi eshte per ne pastaj ky eshte fundi i PD por une kam akoma shprese demokratet do dine te ngrihen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *