• |
ide | kryesore

Përmbysja e Shkodrës e rrëfyer përmes portretit të Benet Becit

Arkiva, Kryesore, Lajme
beneti Luizi



Fakti se Benet Beci e bëri PS-në të fitojë në Shkodër, përbën një rekord të paimagjinueshëm për pasardhësit e reformuar të ish Partisë së Punës. Edhe më të madhe e bën këtë ngjarje diferenca e rezultatit (60%-40%) në favor të pinjollit të një prej familjeve të vjetra të qytetit. 

Por çfarë u luajt në kryeqendrën e Veriut dhe cilët qenë faktorët e kësaj përmbysjeje? Kjo pyetje shtrohet sepse në tre zgjedhjet e fundit lokale me garë, PD-ja e ka fituar Shkodrën në 2007 me 55%, në 2011 me 51%, në 2015 me 55% (në 2019 nuk pati garë).

Lexo me tej:

Mbi 11 mijë vota në avantazh/ Beci konfirmon fitoren në Shkodër: Krenarë për rezultatin 

Madje edhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, ndonëse opozita ishte e përçarë, kandidati që garoi sot, Bardh Spahia e mundi prefekten e qarkut, Majlinda Angoni, duke mbledhur mbi 20 mijë vota, pa llogaritur këtu afro 8 mijë votat e PD së vulës.

 

Pra, si të thuash, kur nisi garën Benet Becit i duhej të kapërcente një hendek prej afro 10 mijë votash. Ai atyre i shtoi këtë të dielë edhe njëherë kaq. 

Për të kuptuar këtë kapërcim Lapsi.al ka kontaktuar me njohës të mirë të kësaj zone elekotorale si dhe ka krahasuar rezultatet që Shkodra ka prodhuar në vite.

Natyrisht ky qytet, ashtu si i gjithë vendi nuk përjashtohet nga makinacionet e pushtetit në zgjedhje, siç u theksuan edhe sot në raportin paraprak të vëzhguesve ndërkombëtarë. Frikësimi i atyre pak punonjësve të administratës, ushtrimi i trysnisë së patronazhistëve në qendrat e votimit, presioni i makinerisë shtetërore dhe blerja u vunë në veprim si kudo gjetkë. Në këtë linjë qe edhe humbësi i garës Bardh Spahia që e quajti fitoren e rivalit “një pushtet të dalë nga bota e krimit dhe e parave të pista”. 

Por, në fakt, e vërteta e këtyre zgjedhjeve në Shkodër është shumë më e nuancuar sesa kaq. Aty vërtet makineria shtetërore u vu në punë herët, duke i blerë Ilir Metës një deputet me influencë në zonë, biznesmenin Agron Çela.

Ikja e Agron Çelës/ Meta: Në regjimin e Ramës ndodh gjithçka

Ky sipërmarës i industrisë së turizmit, pas shembjes së hoteleve të kundërshtarëve të Ramës, do e kishte të vështirë të mos i transferonte afro 2600 votat personale që mori në 2021-shin, në favor të pushtetit.

Llogaritë: Pse “tradhtia” e Agron Çelës mund

Një rol po kaq të madh mendohet se ka luajtur edhe aleati i fshehur i PS-së, Tom Doshi, partia e të cilit ka prodhuar dy deputetë pikërisht nga kjo zonë. Përpos se shtroi iftar së bashku me Benet Becin, i shpalluri non grata nga SHBA-ja është investuar me mish e me shpirt për shkatërrimin e kandidatit që përfaqësonte një non grata tjetër. Mendohet se pjesa më e madhe e afro 9 mijë votave të PSD i ka shkuar në favor Becit.

TOM DOSHI NË VELIPOJË: MBËSHTETJE BENET BECIT - YouTube 

Po ashtu edhe grupimi pro Bashës arriti të mbledhë në 6 mars afro 8 mijë vota, një pjesë e së cilave mund të kenë lëvizur sipas parimit: “për inat të sime vjehëre”.    

Po a mjaftojnë këto manovra që u panë në forma të ndryshme në të gjithë vendin për të justifikuar një përmbysje kaq spektakolare? 

Logjika ta do se jo. Pasi Shkodra mund të jetë një simbizozë perfekte midis fuqisë dhunuese të makinerisë shtetërore dhe meritës personale të Benet Becit. 

Kandidati socialist që sakrifikoi mandatin e deputetit, të fituar dy vite më parë, kishte qenë nga socialistët me votën më të madhe personale në 2021 (mbi 6 mijë vota). Duke nisur nga kjo premisë ai vendosi të bëjë një fushatë të një lloji të veçantë.

Reagon Bardh Spahia: Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit nuk jeton gjatë 

Ai e zhduku flamurin, siglën dhe ngjyrat e rilindjes nga gara. Ai zgjodhi bojëra të ngjashme me ato të Ukrainës. Ndryshe nga Rama dhe hierarkët socialistë, që shthurën fjalorin duke shfryrë kundër “zorrës qore”, ai vinte para fjalën “zoti” kur duhet të përmendte Berishën dhe nuk kompleksohej të thoshte se kishte bashkëpunuar me të. Por nëse në këtë pikë fushata lokale ishte në antitezë me atë kombëtare, krejt e kundërta ndodhte në anën tjetër. Ndërsa kryeministri kërcënonte: “po votuat non gratat harroini investimet e qeverisë”, Beci i mbante ison duke shfaqur projekte që do të mund të realizoheshin vetëm po të votohej për të. Ka një spot elektoral që e tregon qartë perfiditetin e fushatës që ai zgjodhi të bëjë. Benet Beci ecën i ndjekur nga kamera në lungomaren e Vlorës, për të treguar një vepër në të cilën ai ka pasur kontribut. Pastaj me një tjetër spot ai shfaqet në Shirokë. Nënteksti është i qartë. Pse të shkojnë lekët e pushtetit në jug. Le ta lëmë Vlorën të bëjë rolin e gruas dhe ti japim Shkodrës fuqinë e së dashurës së re të Edi Ramës.

Benet Beci: Për Shkodrën do të doja një projekt si ai i Lungomarës së Vlorës, do të sillte një transformim urban

Pikërisht ky marshim prej ekuilibristi që ecën në tehun e thikës, i koracuar me fuqinë monetare që e detyroi Top Chanel-in ti vinte në dispozicion Luisin, apo që arriti të ndajë Frederik Nocin nga e motra Rita, krijuan amalgamën që solli surprizën në Shkodër. 

Festë në selinë e PS “Shkodra nuk ra, por u ngrit” 

Për afro një muaj Benet Beci arriti të fshijë nga memoria e shkodranëve imazhin e partisë që u kujtonte masakrën e 2 prillit, qëndrimin e vranët të Gramoz Ruçit në procesin e kësaj tragjedie dhe persektutimin e Azem Hajdarit teksa kthehej nga qyteti. Ai e portokallizoi ngjyrën mavi dhe kjo lëvizje prej prestigjatori i dha frytet e saj.   

Në këtë ish bastion të PD-së, pinjolli i familjes së vjetër, që e ka fshirë theksin e shkodranishtes, nuk do kishte fituar dot kurrë pa forcën okulte të makinerisë së pushtetit. Por nga ana tjetër edhe kjo do të kishte rezultuar e pafuqishme, po të mos kishte lënë në timonin e saj, Benet Becin. 

©Lapsi.al    



29 Comments

  1. Le te haje mut PD qe beri koalicione Meten.
    Humbi sepse populli nuk e harron dot kur LSI i hoqi nga puna gjithe demokratet ne 2013!
    Mos u hallakatni me analiza!

    1. Mos harrojmë dhe nje fakt real shum te rendesishem…komunitet më langaraq nuk gjen ne Shqipërinë e dh…Gjith kohes ka krijuar fasadën e art kulturës kur ajo shtrese vdiq ne kohen e Enverit

      1. Plotesisht e drejte, shkodranet antikomunsite ishin perfaqesuesit e kulturuar te klerit katolik dhe intelektuale te tjere fill mbas Luftes de dyte Boterore qe u pushkatuan pa gjyq ose u kalben burgjeve, por nuk u thyen.

      2. sanie moj kush dreqin je ti moj sorre idiote qe shan nje “popull ” si shkodranet. langaraqe je ti e fisi jot i ndyre familja jote se shkodranet jan autentik vec facada nuk mbajn.

        1. Jeni per tu dhjere ne dore. Njesoj si ju e mos me keq ka vuajtur edhe kavaja, por i dha nje mut. E thashe para dy diteve: “kur je shkodran te tana i ban” dhe do shtoj “kur te vjen e keqja ne dere nuk ke pse qan….”. Ta mbani fort lluizjerin dhe benecin. Shtrengojini fort dhe ishalla jua shtrengojne me fort.
          Donit te ishit burra dhe sipas tradites: “Mos merrnit pjese ne votime” dhe ishit te lare. Por sot jeni lare me MUT

    2. Po ç’bëni dërr dërr kot…….. . Beneti fitoi sepse PD ka vdekur si parti e djathtë.
      Shikoni në cilat zona ka fituar PD !
      Në zonat që nga ana ekonomike janë të varfëra, ose nga ana sociale jane të majta….. . Në Has, Pukë, Fushë Arrës, Mirditë dhe Memaliaj.
      Pra ata që nuk kanë bukë të hanë dhe bythëgrisurit votojnë PD-në sot.
      Ndërsa Shkodra e dijes dhe e kulturës, e theu tabunë dhe kurrë nuk ka për të votuar më për PD-në.
      Shkodranët nuk e duan PD-në.
      PD nuk ka për të shkelur më në Shkodër.

  2. beci fitoj se votat u blene e para e dyta se bashkin e shkodres e kishin kthyer ne bashki familjare e miq e dashnore e turli dhoji qe vendoste se kush do hynte ne pune e kush do hiqej nga puna e kush do merrte tendera ne bashki ky ishte nje rreth vizioz qe zgjaste 32 vjet por seshpejti beci do perballet me kto personazhe e ska per te bere asgje kunder ketyre e per rrjelloj do rri ashtu siq eshte se nuk guxon te devijoje punesimet e tenderat se siq dihet ne shkoder kercet e dini vet prandaj shoke komunista rrini te qete se nuk keni fituar asgje se beneti nuk ka bythe te heqi njerezit nga puna siq ndodh ne te tjera qytete ok kaloshi mir.

  3. Ate qe nuk arriti ta bente Hamza Kastrioti dhe Ballaban Pasha qe erdhen ne krye te ushtrive

    turke per te mposhtur Arberine e Gjergjit, e beri Ballabani i kohes sone Beneti i Rames qe

    ne krye te hordhive rilindase arriti ta mposhte Shkodren pas nje rezistence 30 vjecare.

    lamtumire Shkodra e lire. Tani e tutje do ta perdredhes belin sipas tallavase se rilindjes.

    1. A mund ta shpjegoje ndokush se pse diferenca ne perqindje ne Shkoder eshte me e madhe se diferenca ne Skrapar, Gramsh dhe ndonje qytet tjeter ku PD nuk ka fituar kurre. Sa per sqarim, ne Shkoder diferenca eshte 20.4% ne favor te PS, ndersa ne Skrapar eshte 10.68%, ne Gramsh eshte 5,34%?

  4. Ore ju te kenaqni . Po kjo eshte matematike e thjeshte , alibolja psd dhe rilindja me pak manipulime arriten kete fitorje , plus ne heshtje ishte dhe mbeshtetja e xhozit kundrejt ndonje pagese te vockel dhe u gatua kjo gje .

  5. Këshilli i Minstrave, sipas ligjit të qeverisjes vendore, ka gjithashtu të drejtën, të shqyrtojë shkarkimin e tij nga detyra pa pritur vendimin e gjykatës për shkak të hetimit nga SPAK.

    Kjo ka qenë një praktikë e ndjekur me kryetarët e bashkisë së Lushnjë dhe Bulqizës të cilël u liruan nga detyra pas arrestimit nga SPAK me akzuat për korrupsion në tendera.Benet beci shduku perfundimisht njerun me kriminal qe per 30 vjet vetem e vodhi e vrau shkodren,tani do shikoni se kush ka qene pd e salihut ne shkoder

  6. Thirrini mendjes ju, s’e ka fajin Rama. Jemi ndarë në 100 vende si shtriga. Janë gjynah demokratët e shkretë. Juve kur vini, vini në protestë me makina luksi ndërkohë që ne jemi kaps. Rama na *** në mënyrën më korrekte”, tha Vrenozi.

    1. O ka ble vota tom doshi e.cela sa te dush.

      Me te ardh toma te porta ja jep votën direkt.

      Beneti ishte justifikimi perfekt.

  7. Ra Shkodra.I lumte b…Ps .Sa per shkodranet,te majte , te djathte ,e te gjithe ngjyrave do fitojne ashtu si ne 1945 kur ra veriu ne duart e te kuqevet .E dine ata verioret se cfare fituan per 45 vjet.Pensionisteve nje here ne vit do i jape qeveria nje gjysme gjeli ne vit se sa per te ngritur ate palo pension($100/ muaji) mjaft e kane aq sa eshte, sepse i del e i tepron. E te mendosh se jane 670 mije pensioniste + ata me ndihme sociale ($18 mije/ muaji per person) + ato grate qe punojne si skllever mbi 10 ore ne dite per 300 mije leke ne muaj e kunderta duhej te kish ndodhur,por ndodhi termet per te bijte e komunisteve qe e kane per nder qe e persekutuan nje popull te tere.Beni nje search in the internet te shihni fytyrat e shqiptarevet kur rembyen anije ne 1991.Gezohen shqiptaret se fituan.Po cfare? Do ngopeni o te mjere me ato qe keni degjuar pre 11 vjetesh,fajin e ka Saliu.

    1. i thane: mjaft me shko ne shtepi se je 80 vjec ne ler te ecim perpara. Te shohim cdo te bejne demokratet a do ta nxjerrin me shqelma nga zyra qe ka pushtuar me dhune nga banda e Muli horrit dhe Sali Lushes dhe te pastrojne pdn nga figura te neveritura si Paloqja, Spaho qurramani, neonazisti Aleksander Biberaj, Muli kryegangsteri, djali i spiunit Rustem Gjata ,Clirim gjata, Tritan prasi, Tomorr Alikoti, Vokshi gerdalla dhe tua lene partine te rinjve

  8. Shkodranet tradicionale e tdhetàre nuk e japin voten per pasaredhsik kuqale, kurre, kjo eshte mashtrim, hutim, e shit blerje e votes tek ata qe pranojne shitjen e tyre, e sidomos nga nje pjese e madhe te zbritur ne ate qytet te klanit Doci, Sterkaj, Cela, qe me eurot e mafies duke blere votues ne Shkoder e arriten qellimin, vetem keshtu fiton mafia.PTe jete per Splriluqen,gjuhen e gjarperit te Rames as mos mendoni se nje hajdute doganash ehte kaqe politike qe te ktheje per sektin qe ta votojne. Mbase shkodranet e vuajtur u genjyen apo u percane nga ofensiva e kuqe e politikes qe PDja te eliminihesh, apo te percahesh, qe gjithse si i dha krahe pushtetit monist , shkodra do dije te korrigjohet.Me kete qe bene shkelen mbi traditen e besen, iu dorezuan te pa beseve.

  9. SI TË FITOSH ZGJEDHJET KUNDËR NJË REGJIMI AUTOKRATIK

    Në vendet ku është në pushtet një regjim autokratik, fitimi i zgjedhjeve mund të jetë një detyrë shumë e vështirë për çdo parti politike. Regjimi shpesh ka një kontroll të madh mbi pushtetin, kontrollon median dhe shtyp zërat e opozitës me forma të ndryshme. Megjithatë, ka disa strategji që një parti politike opozitare mund të përdorë për të fituar zgjedhjet kundër një regjimi autokratik që blen vota.

    Së pari, një parti politike duhet të ketë një mesazh të qartë dhe bindës që të rezonojë me njerëzit. Mesazhi duhet të fokusohet në çështjet që kanë më shumë rëndësi për njerëzit, si zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës, mirëqenia sociale dhe meritokracia. Në këtë kuadër, lufta kundër korrupsionit është parësore për progres, për një të ardhme të ndershme dhe të sigurtë. Partia duhet të artikulojë edhe një vizion për të ardhmen që ngjall shpresë dhe optimizëm te njerëzit.

    Së dyti, një parti politike duhet të ketë një lider të fortë dhe karizmatik, i cili mund të mbledhë njerëzit pas mesazhit të partisë. Udhëheqësi duhet të jetë dikush që respektohet dhe admirohet nga njerëzit dhe që ka një histori suksesi në jetën e tyre personale dhe profesionale. Lideri duhet gjithashtu të jetë në gjendje të komunikojë në mënyrë efektive me njerëzit, si personalisht ashtu edhe përmes medias.

    Së treti, një parti politike duhet të ketë një fushatë të mirëorganizuar dhe të disiplinuar. Partia duhet të ketë një strategji të qartë për t’iu afruar njerëzve, duke përfshirë mitingjet, vizitat derë më derë dhe mediat sociale. Partia duhet gjithashtu të ketë një lojë të fortë në terren, me vullnetarë dhe mbështetës që punojnë pa u lodhur për të nxjerrë votën në ditën e zgjedhjeve.

    Së katërti, një parti politike duhet të frymëzojë dhe të jetë në gjendje të mobilizojë njerëzit për të kapërcyer pengesat e vendosura nga regjimi autokratik. Kjo mund të përfshijë organizimin e protestave, grevave dhe formave të tjera të mosbindjes civile për t’i bërë presion regjimit që të lejojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Partia duhet gjithashtu të punojë për të ndërtuar aleanca me grupe të tjera opozitare, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile, sindikatat dhe grupe të tjera interesi.

    Së pesti, një parti politike opozitare duhet të jetë vigjilente dhe të monitorojë nga afër procesin zgjedhor. Partia duhet të ketë një ekip vëzhguesish në çdo qendër votimi për të siguruar që procesi i votimit të jetë i drejtë dhe transparent. Partia duhet të ketë gjithashtu një ekip ligjor të gatshëm për të sfiduar çdo parregullsi apo mashtrim që mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve.

    Së fundi, një parti politike duhet të përgatitet për t’u përballur me sfidat dhe rreziqet që vijnë nga sfidimi i një regjimi autokratik. Regjimi mund të përdorë dhunën, frikësimin, kërcënimin për heqje nga puna, sidomos në administratë, dhe forma të tjera represioni për të shtypur opozitën apo për të kapur median apo për ta goditur atë. Partia duhet të përgatitet për t’iu kundërvënë këtyre taktikave dhe për të vazhduar luftën për të drejtat dhe liritë e njerëzve.

    Si përfundim, fitimi i zgjedhjeve kundër një regjimi autokratik është një detyrë e vështirë, por jo e pamundur. Një parti politike duhet të ketë një mesazh të qartë dhe bindës, një lider të fortë dhe karizmatik, të moralshëm, një fushatë të mirëorganizuar dhe të disiplinuar, aftësi për të frymëzuar dhe mobilizuar njerëzit dhe guxim për të përballuar sfidat dhe rreziqet që vijnë nga sfidimi i një regjimi autokratik. Me këto strategji të vendosura, një parti politike mund të fitojë zgjedhjet dhe të sjellë ndryshime pozitive për njerëzit.

    P.S: Nuk fitohen zgjedhjet me autobus falas dhe kryetar partie NonGrata vulëhumbur. Hiqni dorë nga trajtimi i njerëzve si dikur kur i shtruat tortën e pavarësisë në shesh dhe u turrën me kova e legena për një copë falas.Njerëzit nuk kanë nevojë për lëmoshë autobuzi apo për një copë bukë thatë, se edhe në kohë e diktaturës Enveriane ishin më mirë, pasi e kishin një punë e një shtëpi ku strehoheshin, kishin para për biletën e autobuzit. Sigurisht që në diktaturë mungonte liria, e mendimit, ekonomike etj. Në kohët e sotme, duket të mendosh mirë si do e bindësh shtresën gri. Ajo shtresë ka nevojë për punësim, paga dinjitoze dhe mundësi reale strehimi duke blerë shtëpinë e tyre. Duhet t’i bësh njerëzit të ëndërrojnë dhe t’i bindësh që ajo ëndërr është e vërtetë. Nuk mund të pretendosh të zgjidhesh vetëm duke pretenduar se je e keqja më e vogël. Ka ardhur koha që të tregohet se duhet të votohesh se je më i miri për t’i shërbyer njerëzve dhe komunitetit, për t’i plotësuar nevojat e tyre. A mund ta bënte Berisha këtë gjë?!!!! Po Meta? Përgjigjen e morrët nga zgjedhjet.

  10. Nuk me ka befasu Shkodranet me zgjedhjen politike qe beri, e prisja dhe e deshiroja.Shkodra nuk mund ti mbate ison Non grates qe propogandonte kunder SHBA. Shkodres nuk i kishte hije te keqperdorej nga provinciali Berisha. Shkodra ka qene eshte e do jete dritare e hapur per mendesine Europianiste.

    1. Si ka mujt qe nji popull kaq i vogel me nxjerr kaq shume rrugaca, thoshte dikur at zef kur e denuan ne 45 dhe turma i byshtunte dhe i shante kur dolen nga salla e gjyqit te ish, kinema 17 nentor. Kjo qendror sot edhe per Shkodren, keshtjellen e demokracisë shqiptare te pakten per mua nji shqiptar nga jugu i shqiperi se. Turp qe Shkodra ne 23 ra ne duart e ish byros politike. Kaq shume rrugaca me kostum dhe pa kostum, vipa dhe jo vipa votuan rilindjen. Turp

  11. Shifrat e pamëshirshme: Sali Berisha dhe Meta fituan 8 bashki më pak se Lulzim Basha,ku ishit asgjekundi,cfare bene salih metaj asgje

  12. Se si i ka marre votat rilindja ne Shkoder dhe jo vetem, mjafton te shikoni sa vota ka marre Tom Doshi, Aqif Rakipi ne Vore dhe Vangjushi me klanin e tij ne Durres e Shijak. Te tre keta jane Non Grata njesoj si Berisha. Prandaj lerini perrallat me Non Grata dhe pro amerikane. Ky popull eshte shitur e blere gjithe jeten dhe shqiptaret jane te paafte te bejne shtet sepse jane parahistorike qe shohin vetem interesin e vet, edhe ate vetem te momentit se jane te paafte te shikojne pak me afatgjate

  13. Humbja e 2023 është më e rëndë se ajo e 2013, jo vetëm nga përmasat, por edhe nga disa elementë që as nuk mund t`i shkonin në mend 10 vjet më parë: i ndëshkuar “non grata” nga ShBA dhe Britania e Madhe, pa parti (logo, vulë, …), i strehuar zyrtarisht tek partia e Ilir Metës (ish kundërshtar i egër politik). Në 2013 u ndëshkua nga shqiptarët si i korruptuar, në 2023 i duhet të mendojë për dosjet që presin të hapen në SPAK, jo vetëm ato të “korrupsionit madhor”, por edhe i denoncuar për vrasje.Ata jane shpallur ne menyre individuale,kurse salihu familjarisht o tutkun shpellkar,vazhdo ha mut salihu

  14. Po mire mo ,mire,Saliun nuk e votuan se eshte nongrata .Po Tom Doshi a nuk eshte nongrata ?Saliu ka vrare ,ka vjedhur,ka penguar drejtesine e demokracine,dakord me ju .Tani me drejtesi te reformuar,me gjithe pushtetet rilindjes,me Ameriken e Evropen pse nuk po i nxjerin vetem nje fakt qe ta shporin nga politika e ta futin ne burg e mos na cajne veshet vetem me nongrata,nongrata.E per me shume ai vete ( Saliu) po kerkon nje fakt prej 2 vjetesh e thote se do largohet nga jeta politike,apo nongrata eshte vetem opium per injorantet qe u eshte shperlare truri e votojne ate qe eshte 100 here me keq se tere nongratat e botes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *