• |
ide | kryesore

Rezultatet/ 3 bashkitë e para ku udhëheq koalicioni “Berisha – Meta”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
udhëheq



Po numërohen kutitë në disa prej bashkive të vendit. Në pjesën më të madhe udhëheq Partia Socialiste ndërsa ka disa bashki ku po kryeson Partia Demokratike në kutitë e parë.

Një prej tyre është bashkia e Memaliajt në jug të vendit. Atje janë hapur 7 qendra nga 27 dhe kryeson Albert Malaj i koalicionit “Bashkë fitojmë” me 644 vota përballë Gjolek Gucit që deri tani ka 555 vota.

Një tjetër bashki ku udhëheq opozita është ajo e Hasit. Në 3 kutitë e para nga 28 të tilla udhëheq Miftar Dauti i opozitës me 510 vota ndërsa rivali i tij socialist Beqir Mulaj ka 386 vota.

Në Mirditë gjithashtu kryeson përkohësisht koalicioni “Bashkë fitojmë” ku janë hapur 2 kuti nga 48 kuti ku Albert Mëlyshi i opozitës ka 184 vota ndërsa Ndrec Dedaj i PS-së ka 168 vota. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Këto zgjedhje janë nje farsë elektorale, një teatër i zi që drejtohet nga klani Ram Kokaina.

    Siç parashikohej këto zgjedhje u vodhën kryekëput nga mafia e kuqe. Makinat elektronike mund t’i programosh si të duash. Kujt krahu i përket kompania elektronike e zgjedhjeve?! Me sa lekë janë paguar për këtë vjedhje?!

    Dëgjuam krisma.

  2. Ramsi bleu Gonin e FBI, nuk po bleka gjithe popullin Shqiptar me Sal e me Like mrena.

    Teater i papam perZotin.

    Do ti mbaroj te gjithe kokoshkat e qebaptoreve duke i honger e duke lexu qyfyre 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *