• |
ide | kryesore

Subashi fiton thellë në Fier: Rezultat historik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Subashi



Armando Subashi është rikonfirmuar si kryebashkiak i Fierit me një rezultat të thellë prej 69%. Kandidati i PS-së do të jetë në krye të kësaj bashkie për 4 vitet e ardhshme.

Në një deklaratë për mediat Subashi u shpreh se çelësi i fitores është puna organizative, ndërsa e quajti rezultatin historik.

“Ne e kishim parashikuar këtë rezultat, kemi nisur punën herët. PS është strukturuar më së miri, ka përvojë të jashtëzakonshme kur vjen puna tek betejat elektorale, Kishim të dhëna të votuesve tani. Puna organizative ishte një nga çelësat e fitores sonë dhe arritjen e rezultatit historik për të votuar kandidatin e PS në Bashkinë e Fierit. Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u thënë që do jem borxhli gjithë jetën për këtë privilegj e nder për të drejtuar bashkinë në 4 vitet e ardhshme. Për mua është përgjegjësi e jashtëzakonshme.” – u shpreh Armando Subashi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *