• |
ide | kryesore

Video/ Empoli i Ismajlit rrëmben shpëtimin në shtëpinë e Sampdoria: Piccoli siguron qendrimin në Serie A

-Instant, Sport, Video
Piccoli



Java e 35 e Serie A përfundon me një barazim 1-1 mes Sampdoria, tashmë të rënë e pa shpresë, dhe Empoli. Një pikë që vlen shpëtimi matematik për skuadrën e teknikut Zanetti. Në Marassi, Zanoli zhbllokoi ndeshjen, duke mposhtur Vicario në minutën e 34′ me një goditje efektive pas asistit të Quagliarella. Vetëm në minutën e 93′ Empoli sheh shpëtimit, kur Piccoli u kthye në zonë dhe shënoi një gol vendimtar për toskanët.

Goli i parë i Piccoli nuk mund të harrohet. Për të dhe për Empolin. Ai gol vlen qendrimin në Serie A për toskanët. Sampdoria tregoi zemër, krenari dhe aftësi garuese. Një gol i mrekullueshëm i Zanolit i shpëtoi nderin, u duk si mbrëmja e duhur për të buzëqeshur pak, pavarësisht rënies nga kategoria. Pastaj erdhi goditja e sulmuesit në kohën shtesë, për të shpërblyer sezonin e mirë të toskanëve.

Sektori ultras dorian shpalosi një banderolë të diskutueshme që shkruante “larg duart nga Sampdoria”. Djemtë e Stankovic në fushë luajtën me dinjitet të madh. 4-2-3-1 i Zanettit mbuloi më mirë hapësirat dhe fillimisht Empoli ishte më i sigurtë. Më pas Sampdoria fitoi terren me mjeshtëri dhe harmoni, duke shfrytëzuar maksimalisht krahët dhe gjithçka u kthye në ekuilibër. Gjithësesi difernecën e bëri Quagliarella me krosimin në shtyllën e dytë ku në një gjysmë kthesë Zanoli befasoi Vicario (34′). Empoli e akuzoi goditjen që, për të thënë të drejtën, nuk e meritonte, por ajo që prodhoi ishte shumë pak deri në shtesë, kur Piccoli shënoi golin që cliroi festën e lojtarëve të teknikut Zanetti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *