• |
ide | kryesore

‘Bernabeu i ri’, Perez ndryshoi projektin e mbeti pa sponsor: Real humb gjyqin 400 mln me fondin Mubadala

-Instant, Sport
Mubadala



Real Madrid humbi një padi prej 400 milionë eurosh të ngritur në vitin 2018 në Gjykatën Ndërkombëtare të Tregtisë në Pari. Në thelb ishte prishja e marrëveshjes së sponsorizimit në 2017 me Kompaninë Ndërkombëtare të Investimeve të Naftës (IPIC). Kjo kompani kontrollohet nga Kompania e Investimeve Mubadala e Abu Dhabi. IPIC kishte rënë dakord në vitin 2014 për të ofruar mbështetje financiare për rizhvillimin e stadiumit Bernabeu. Fondi u tërhoq duke pretenduar se projekti që ata kishin rënë dakord të financonin ishte ndryshuar pa i vënë ata në dijeni. Sipas tyre ndryshimet ndikuan në marrëveshjen e tyre. Gjykata franceze vendosi se kontrata kishte skaduar në qershor 2017, pas ndryshimeve në kushtet origjinale në lidhje me punimet e rizhvillimit.

Pikërisht në vitin 2017, siç raportohet nga gazeta spanjolle El Pais, këshilli bashkiak i Madridit kishte miratuar një plan të ri të rishikuar. Në të ishte reduktuar sipërfaqja e nevojshme për ndërtim në 30,000 metra katrorë dhe nga këto 12,250 nuk mund të përdoreshin për përdorim komercial. Diferencat me propozimin origjinal e bënë IPIC të vendoste të tërhiqej nga projekti. Fondi Mubadala i Emirateve të Bashkuara Arabe besonte se kushtet e përcaktuara në kontratë nuk ishin respektuar më.

Lexo më tej: FOTO/ Shikoni transformimin e Santiago Bernabeu: stadiumi më modern i Planetit

Gjykata pranoi gjithashtu se Real Madrid nuk kishte kërkuar kurrë pëlqimin e fondit arab për të modifikuar projektin. Si rezultat, klubi i Florentino Perez nuk ishte ligjërisht në gjendje të detyronte Mubadala në marrëveshjen e sponsorizimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *