• |
ide | kryesore

Commisso vrer kundër Chiesa e Vlahovic: “Ja përse shkuan në Torino”

-Instant, Sport
Commisso



Pronari i Fiorentinës Rocco Commisso, kur intervistohet, rrallë thotë gjëra të parëndësishme. E shumica e deklaratave të tij kanë një emërues të përbashkët: Juventus. Sipërmarrësi italo-amerikan, gjatë një konference të mbajtur në Universitetin e Firences, në fakt foli për menaxhimin e klubit Viola. Por ai nuk kurseu një sulm shumë të ashpër ndaj dy ish-lojtarëve të tij, Chiesa dhe Vlahovic. Ata janë “fajtorë” se kaluan në momente të ndryshme në bardhezi.

Duke folur për drejtimin e Fiorentinës së tij, Commisso nënvizoi dallimin ekonomik mes futbollit italian dhe atij anglez. Numri 1 i klubit theksoi megjithatë se emrat e mëdhenj të Premier League shpenzojnë në mënyrë disproporcionale: “Me këto klube në Angli gjithçka është shumë e komplikuar”, nisi sipërmarrësi. Pastaj erdhi goditja e dyfishtë: “Ata bëjnë pak si bënte Juventus, që i paguante lojtarët më shumë se sa vlenin. E ne kemi humbur lojtarë si Chiesa, Vlahovic dhe Bernardeschi. Por ata nuk shkuan në Torino për fanellën, por vetëm për paratë”.

Lexo më tej: Commisso tallet me Juventus: “Vlahovic shënon sa gjysma e Cabral-Jovic dhe u paguam 70 milionë”

“UNË TË PAKTËN NUK KAM SHPENZUAR ASGJË…”

Megjithatë, sipërmarrësi është i bindur se paratë nuk bëjnë një ndryshim kaq absurd, veçanërisht nëse shpenzohen keq: “Ekipet angleze? Chelsea ka shpenzuar miliona për të qenë i dymbëdhjeti. Të paktën nuk kam shpenzuar asgjë”, shtoi ai duke qeshur. Komenti përfundimtar për klubet italiane që janë ende në kompeticionet e kupave europiane: “Këtë vit po bëjmë mirë në Evropë. Shpresojmë të fitojmë dhe të ecim përpara”. Me një finalist të sigurt në Champions League dhe Juventus dhe Romën ende në garë të plotë në Europa League, testi më i vështirë në ndeshjen e kthimit do të jetë për Fiorentinën. Skuadra e presidentit Commisso është e thirrur në cështje për të përmbysur 1-2 e pësuar në shtëpi ndaj Basel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *