• |
ide | kryesore

Deputetja e PD: Morëm frytin e përçarjes 2-vjeçare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
deputetja



Deputetja e PD, Dhurata Çupi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve lokale 2023.

Ajo thotë se frytet e përçarjes gati 2 vjeçare i morën të dielën, me disfatë në bastione dhe humbje të mëdha në pjesën më të madhe të bashkive.

Sipas Çupit, mijëra demokratë qëndruan në shtëpi pa i dhënë besim asnjërës palë të opozitës, e ndërsa të tjerë të pakënaqur me qeverinë nuk gjetën përfaqësim tek asnjëra nga logot e opozitës.

“Për fat të keq, po kuptoj që lidershipi i opozitës nuk ka ndërmend të dëgjojë këmbanat e alarmit. Mesazhi është dhënë i qartë: Të ndarë jemi të humbur! Mesazhi duhet lexuar: Shumica e votuesve nuk përfaqësohen më nga kjo opozitë, nuk kanë besim tek kjo opozitë.

Demokratët, shqiptarët nuk duhet të sakrifikohen më për interesa personalë të askujt. Lidershipi aktual i opozitës, në të dyja kampet, duhet të tërhiqet dhe t’ia lërë vendin pajtimit përmes një projekti të ri politik dhe përmes njerëzve që mund të rizgjojnë besimin tek elektorati i heshtur, trupa e vetme që mund të sjellë në pushtet opozitën.

Është koha t’i lëmë vend arsyes! Të përçarë, me inate, me hakmarrje, me akuza të tmerrshme ndaj njëri-tjetrit do të përfundojmë akoma më keq!”, – deklaron deputetja. /LAPSI.al



17 Comments

  1. Po cke ti mi zonje, ju e keni vulen, Berisha s’eshte fare ne ate PD tuaj, madje e keni perjashtuar nga partia bashke me shume te tjere, s’figuron askund

    Nga cfare te iki ai se ju nuk e njihni per kryetar te PD? Mesa shofim ne PD – partia juaj eshte diku te 4% ne rang kombetar, pse i cani trapin njerezve Berisha Berisha. Edhe nuk kaloni dot pragun dhe dilni pas Arlind Qorit dhe beni gam gam si bundrra

  2. Po ti mi fyçke ike more dhene
    Krijoni partine tuaj dhe pirdhuni
    U futet ju lloj lloj morrash klysh spiunash e kimunistash doni vota .

  3. Ti e mbolle frutin e percarjes bashke me disa te tjere,dhe mendove se do te marresh frutin e bashkimit !?.Tani qe e pesuat u kujtove per percarjen,?nuk e dije se perfundoje ketu.Pak e ke ti dhe ata qe vepruan si ti ,Moret mandatin e deputetit dhe kujtuat se njerezit do ju ndjekin si tufe nga pas.

  4. Kur te vijne mend, sti hane as qente, thote populli dhe ja fakti .Percaria ishte e grupit tuaj deputetesh te listes kryetarit e jo te propozuar nga anetaresia. SI te emeruar dolet kunder rithemelimi, kush u ndaloi te futeshit ne ate gare, kush ju shtyu ti kunderviheshit .Me nyra e veprimit te grupit tuj, qe me sa duket urdherohej nga Z Kimete nuk mund te vepronte ndryshe. Perfundimi eshte ky per ju, grupi i partise vules por jo i demokrateve. Andaj kerkesen e kritiken , per tu cilesuar percares jeni ju, grupiAli Basha, qe e percate partine duke bashkepunuar tinezisht me qeverine per interesa te ngushta te perfaqesi.it te grupit tuaj.Me perqindjen qe ju deskrititon, beni terheqje, shkrijeni ate grup, niseni nga e para me autokritike para demokrateve qe kane sakrifikuar qe ju te ishit ne ate vend te gabuar.Ju nuk e kuptuat, a po benit sikur, se kush ishte PD,e vertete, kush ishte shumica, ju i mohuat, i luftuat ne bashkepunim me organet e ketij pushteti te kapur monist.Jeni te pa besueshem,te leni ne mes te luftes sepse me shume anoni me pushtetaret se me demokratet.E megjithe atePartiaDemokratike edhe mund te ju pranoi sepse nuk ka shume per te humbur, kur deviatoret e kuptojne rreshqitjen, le te dalin para organeve te partise e te sqarojne realitetin qe na kerkon zonja deputete.

  5. Po ju shkoni takoheni fshehtazi me Taulant kokpatateb neper apartamente ne Tr duke bere planet e humbjes se opozites duke i grabit vulen, logon, financat etj dhe beni si te indinjuar tani waw, si humbem keshu. Ju plehra keni mare me pak dhe se marksisti Arlind Qorri dhe beni mire te zhdukeni e mos te na lodhni syte me oj Nafije e Partise se Vules se Qeverise se Komunisteve te Rilindur.

  6. Edhe 2 vjet se nuk do jesh me deputete, ti e te gjithe ata qe mbeshtesni Bashen kunder te gjithe vullnetit te popullit shqiptar! Mbase ju jep pune Rama ne ujesjelles kanalizime kur te mbaroni deputetllekun. Cope injorante, ben dhe ironi cinike..ti qorre je ne shikim e ne mendje!

  7. Pyetja eshte shume e thjeshte: Kush eshte shumica? Pse nuk u bashkuat me shumicen zonje, por nxorret kandidatet tuaj? Nese PD do dilte me logon e vet per te cilen kane derdhur gjak e djerse me mijra njerez, situata do ishte ndryshe. Ju nuk cuat as komisionere duke u tallur me shqiptaret. Tani ju mbeten vetem dy rruge, ose ta beni Alibashen kryetar te perjetshem, oae ne krye te asaj qe ju quani PD te zgjidhni Yuri Kimin sepse ajo nuk do jete me pjese e diplomacise amerikane. Jepini ndonje rroge qe te mos harxhoje ata leke qe ka fituar gjate ketyre viteve…

  8. PD e mbaroi ciklin e saj ne Shqiperi. Shqiptaret i treguan PD me te gjitha nuancat e idjotizmat e saj se nuk i duan. Si u bashkuan si nuk u bashkuan askush nuk pret asgje nga nongrata e derivatet e tij. Te djathtet jane dinjitez ata nuk pranojne te drejtohen nga palaçot , arivistet e hajdutet.

  9. E keqja e këtyre të ashtu quajtur demokratë si kjo zonja duan të ndajnë fajin e tyre me shumicën 96% të demokratëve të vërtetë. Bën reflektim të pa sinqertë duke parë që koha është gjykatësja e vërtetë, vazhdon me refrenin që fajin e Berisha!!!

  10. Paqtimi, moj zonje, kalon permes vendosjes se drejtesise ne vend! Duhet katharsis I thelle!!! Nuk kalon me lutje e dua kjo pune!!!! Sepse ka pergjegjes ky dem I madh I shkaktuar!!! Merr e lexo, ose degjo qendrimet e z. Ibsen Elezi! Do te ndihmojne goxha! Si te jane dukur atehere, e si te duken ? Duhet te gjesh kurajen e munguar, zonje!!!! Suksesi, qofte edhe personal nuk vjen nga lepirja apo temenaja ndaj liderit! Eshte iluzion afatshkurter!!!!……

  11. Humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve të 14 majit duket se janë dy ish-kryeministrat dhe ish-presidentët, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët krijuan koalicionin Bashkë Fitojmë, pasi Berisha u përzu nga partia e tij nga pasardhësi dhe ish-benjamini Lulzim Basha për shkak se u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara si politikan i përfshirë në korrupsion madhor.

    1. Prisni , rroni , të shikoni se si do të përfundoj ky kryeministri kryemut i hales Shqipëri në të cilin e ka katandisur këtë vend dhe shijoni gëzimin kur ky “grata global” të jetë në të njëjtën biruc me McGonigalin , hajdutin e korruptuar nga grata kryemuti shqiptar .

  12. Rroftë non grata Tom Doshi që siguroi fitoren në veri që qeveria e rilindasit mavi të kujtohen për investime e fonde edhe në atë pjesë të Shqipërisë!!!

    Më në fund e zbuluan se “Shkodra asht dashni”.

  13. E pafytyra Çupja e Frrokut BashRama , na komenton rezultatin e përçarjes 2 vjeçare, që mbolli kjo mostër me çetën e hajnave kurva të AliBashës ku kjo bën pjesë , të cilët , falë edhe “rezultatit të shkëlqyer” që korrën , do të mbeten me damkën e kërrmave të opozitës më hale që ka njohur historia e pluralizmit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *