• |
ide | kryesore

Federica Pellegrini, tradhëtia e të dashurit me shokun e skuadrës, një dhomë më larg: “Mund të q*hem me kë dua”

-Instant, Sport
Pellegrini



Ajo, ai dhe tjetri, trekëndëshi i dashurisë së kampiones italianë të notit ka tërhequr gjithnjë vëmendje. Vetëm se këtë herë Federica Pellegrini, ka vendosur të flasë hapur, duke treguar detaje. Në biografinë e saj ‘Oro’, notarja tregoi prapaskenën e fillimit të historisë së saj të dashurisë me Filippo Magnini në Kampionatin Botëror të Notit. Në Shangai 2011 ajo la të dashurin e saj Luca Marin, për shokun e tij të skuadrës Magnini. Në fakt, Marin nuk e dinte se çfarë po ndodhte, por filloi të dyshojë.

Një situatë e komplikuar. Federica përpiqej të futej në dhomën e Magnini, por për ta bërë këtë, duhet të kalonte para dhomës së Marin: “Por a mund ta dija ndonjëherë se ai ishte duke përgjuar pas syrit magjik për të më befasuar? – thotë Pellegrini -. Arrita në dhomën e Filippo, por në pjesën më të bukur dëgjuam të trokisnin egërsisht në derë. Na thoshte: dilni ose do tju vras. Filippo dhe unë nuk e hapëm derën. Luca ishte jashtë kontrollit, do të kishte përfunduar në sherr me grushte”.

Lexo më tej: Pellegrini në historinë e Olimpiadave: notarja seksi bëhet e vetmja femër që arrin 5 finale olimpike

Ish-kampionia e notit më pas tregon se kanë qenë drejtuesit e kombëtares që zgjidhën situatën. Atyre natyrisht u kishte telefonuar ajo dhe Magnini. Pastaj mesazhi për Marin ishte i thatë dhe brutal, nëse merren parasysh ndjesitë e tij për Federica Pellegrini: “Mund të q*hem me kë të dua”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *